Një Taylor Swift e dytë në botë?
Së fundmi Taylor Swift ka publikuar në profilin e saj një foto me mbishkrimin: Mendova se isha unë. Në foto dhe pse të gjithë mund të mendojnë se është vetë këngëtarja, ndodhet Morgan Jensen, një modele e re dhe dizenjuese grafike nga Arizona, e cila e ka idhull këngëtaren 25 vjeçare.
Ngjashmëri “binjakesh”, e cila tashmë u zbulua nga të dyja. Nga ana tjetër surprizë ka qenë dhe për vetë Morgan Jensen të shihte veten ne faqen e ndjekur nga miliona fansa të këngëtares.
“Kur unë pashë të shpërndarë foton time nga Taylor Swift, bërtita dhe hodha celularin dhe për gjashtë orë më pas isha e turbulluar”, është shprehur Morgan Jensen për Cosmopolitan.
“Taylor është çdo gjë dhe fakti që ajo pa fytyrën time dhe mendoi se dukej si e saja, më bëri të ‘vdes’”, vazhdoi ajo më tej.
Fotoja origjinale e “binjakes” së Swift, është publikuar në blogun e shoqes së saj me përshkrimin: “Kur shoqja jote e ngushtë i ngjan Taylor Swift, ju duhet të bëni 100 selfies”.
Në këtë foto Morgan ka përdorur të njëjtën ngjyrë, të kuqe të flaktë për buzët si Taylor dhe syze të zeza, shpesh të modeluara nga vetë këngëtarja. Morgan Jensen shprehet se ajo shpesh krahasohet me yllin e muzikës pop, duke theksuar se të dyja janë të gjata dhe të holla.
Që në momentin qe Taylor ka shkruar mbi ngjashmërinë e saj me fansen, një famë të madhe ka marrë dhe blogu i shoqes së Morgan prej nga është publikuar fotoja, që mesa duket së fundmi po përpiqet të organizojë një takim të “binjakeve” jo të një gjaku.
Është bukur të jesh fans i Taylor Swift , e jo më dhe “binjake” e saj.