☁️
Tiranë 9°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.28 ▲1.06%
ARI 4,526 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,961 ▲ +0.48% ETH $2,156 ▼ -0.03% XRP $1.4064 ▼ -0.62% SOL $91.2600 ▲ +0.17%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.28 ▲1.06 % ARI 4,526 ▼0.58 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.28 ▲1.06 % ARI 4,526 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Një viktimë shqiptare në Itali, ambasadorja: Jemi pranë familjeve

Për më shumë të dhëna në lidhje me fatin e komunitetit shqiptar të prekur nga seria e tërmeteve në Itali, në lidhje telefonike me studion qendrore të lajmeve të Top Channel ka qenë ambasadorja shqiptare në Romë, Anila Bitri.

Zonja ambasadore, a keni të dhëna për shqiptarët e prekur nga tërmeti?

Bashkë me stafin tim ndodhem në Amatriçe, qyteti më i fshikulluar nga tërmeti. Është ndër më të rëndët që ka prekur Italinë në vitet e fundit. Kujtoj atë të viteve ‘80. Ndërsa i afrohesh qytetit ai është një qytet fantazmë, komplet i rrafshuar. Kemi një komunitet prej 50 vetësh këtu, kemi 1 jetë të humbur dhe 7 të lënduar, të cilët janë shtruar në Romë dhe qytete të tjera. Banorët janë vendosur në tenda dhe ka familje të tjera shqiptare që janë strehuar tek fqinjët. Ajo që dua të nënvizojë është se sot kemi parë një mrekulli të solidaritetit të italianëve që u janë gjendur shqiptarëve këtu në Amatriçe. Pastaj ka pasur edhe shqiptarë që kanë ardhur nga Roma për të ndihmuar italianët. Burrat shqiptarë kanë shkuar të ndihmojnë në kërkime, ndërsa nënat shqiptare të dhurojnë gjak.

Zonja ambasadore, ju folët për viktima, a keni të dhëna për emrin?

Kemi punuar ngushtë me autoritetet italiane dhe kemi të dhëna. Është fjala për një baba 32-vjeçar nga Roskoveci.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.