roze
“Njerëzit habiten kur them se jam 24-vjeçe”
Bukuroshja bjonde Margot Robbie ka treguar për numrin e fundit të revistës “Elle” se mosha e saj e re habit shumë njerëzit. 24-vjeçarja ka folur rreth moshës teksa ka pozuar për kopertinën e kësaj reviste ku duket më seksi se kurrë më parë.
“Njerëzve ju duket e habitshme kur ju them se jam 24-vjeçe,” ka thënë ajo. “Njerëzit mendojnë se jam 10 vjet më e madhe”.
Tina Fey, e cila ka luajtur përkrah Robbie në filmin “Fun House”, ka thënë se kjo ndodh për shkak të roleve serioze që ajo luan.