☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,588 ▼0.36%
DOW 46,473 ▼0.42%
NASDAQ 21,876 ▼0.55%
NAFTA 115.32 ▲2.59%
ARI 4,682 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,307 ▼ -2.7% ETH $2,086 ▼ -3.66% XRP $1.3014 ▼ -3.62% SOL $78.9600 ▼ -4.12%
S&P 500 6,588 ▼0.36 % DOW 46,473 ▼0.42 % NASDAQ 21,876 ▼0.55 % NAFTA 115.32 ▲2.59 % ARI 4,682 ▼0.06 % S&P 500 6,588 ▼0.36 % DOW 46,473 ▼0.42 % NASDAQ 21,876 ▼0.55 % NAFTA 115.32 ▲2.59 % ARI 4,682 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Njeriu që “vdiq” 27 herë: Të vdesësh është njësoj si të jesh në gjumë

Një britanik “ka vdekur” 27 herë brenda 24 orëve, por punonjësit e një qendre mjekësore të qytetit të Worcester kanë arritur ta kthejnë në jetë, disa herë, raporton gazeta “The Sun”. Sipas gazetës, më 17 dhjetor të vitit të shkuar Ray Woodhall, 54 vjeç, ndjeu një dhimbje akute në gjoks ndërkohë që luante futboll.

Woodhall ra pa ndjenja dhe u dërgua menjëherë në spital. Rezultoi se dhimbja në gjoks dhe të fiktit ishin efektet e një sulmi në zemër. Më pas në spital zemra i pushoi edhe 26 herë të tjera.

Por pavarësisht kësaj, falë ekipit të kardiologjisë së Workcestershire Royal Hospital, ai arriti të mbijetonte pas 24 orëve që qëndronte mes jetës dhe vdekjes.

“Më thanë se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë që një njeri “të vdiste” kaq shpesh dhe arsyeja e vetme përse jam këtu është për ata” tha ai për “The Sun” duke shtuar se “personeli i spitalit ishte i mrekullueshëm dhe u detyrohem gjithçka”.

Woodhall gjithashtu ka treguar se “të vdesësh” ishte si të flesh dhe kjo ishte ajo që mendonte se i ndodhte derisa personeli mjekësor i tha se “kishte ikur”.

Si rezultat i eksperiencës së tij Woodhall humbi 20% të funksionit të zemrës, por falë vendosmërisë dhe eksperiencës sportive u stabilizua dhe është në rikuperim, duke ëndërruar të luajë sërish futboll.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.