☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.41 ▼0.93%
ARI 4,114 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,139 ▼ -0.38% ETH $1,799 ▲ +0.12% XRP $1.1079 ▼ -0.1% SOL $77.9800 ▼ -1.5%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.41 ▼0.93 % ARI 4,114 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – OKB kundërshton përpjekjet e Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit

– Vendet e botës duhet të refuzojnë përpjekjet e Iranit për të vendosur kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë, sipas një deklarate të IMO, raportoi “Reuters”.

Këshilli drejtues i Organizatës Ndërkombëtare Detare të OKB-së (IMO) miratoi një dokument ku dënon vendimin e Iranit për krijimin e një strukture, që synon të kontrollojë trafikun detar në këtë ngushticë.

IMO deklaroi se vendet anëtare nuk duhet të njohin pretendimet e Iranit për sovranitet mbi ujërat e Ngushticës së Hormuzit dhe as vendimet që mund të pengojnë lundrimin ndërkombëtar.

Tensionet u rritën këtë javë, pas përplasjeve mes SHBA-së dhe Iranit, përfshirë sulme ajrore amerikane, pas akuzave të Uashingtonit se Teherani ishte përgjegjës për sulme ndaj anijeve.

Ngushtica e Hormuzit është një pikë strategjike për tregtinë globale, pasi përmes saj kalon një pjesë e madhe e furnizimeve botërore me naftë.

Çdo pengesë në këtë zonë, mund të ndikojë në tregjet energjetike dhe transportin detar.

Irani ka mohuar se po përpiqet të mbyllë ngushticën, duke thënë se masat e tij synojnë vetëm rritjen e sigurisë detare dhe mbrojtjen e interesave të vendit.

Teherani kundërshtoi deklaratën e IMO-së, duke e cilësuar atë si, të motivuar politikisht dhe argumentoi se nuk është pjesë e konventës ndërkombëtare të OKB-së, për të drejtën detare (UNCLOS). /

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.