Bota

Nobelisti mban premtimin, largohet nga SHBA pas fitores së Trump

Ashtu sikurse kishte premtuar gjatë fushatës elektorale, fitues i Çmimit Nobel në Letërsi, Wole Soyinka, është larguar nga Shtetet e Bashkuara pas fitores së republikanit, Donald Trump.

Autori nigerian ishte shprehur më herët se do të refuzonte të qëndronte në ShBA në rast se vendi do të drejtohej nga Trump dhe me sa duket i ka qëndruar besnik fjalës së tij. Gjithcka është zbuluar nga gazetarët të cilët e kanë pyetur vetë 82-vjeçarin gjatë një konference edukative në Johanesburg.

Në fjalën e tij, Soyinka është shprehur se aktualisht e kishte përmbyllur procesin e shpërnguljes.

“Kam bërë atë që premtova më herët. Pata një vegim horror në lidhje me atë që do të ndodhte me Trump në krye të vendit. Gjëja e parë që bëra ishte heqja dorë nga karta e gjelbër. Pas kësaj jam shpërngulur dhe jam kthyer atje ku kam qenë gjithmonë”, u shpreh autori i mirënjohur duke nënkuptuar se tashmë po jetonte në vendin e tij të lindjes në Nigeri.

Pas fitores së Donald Trump shumë persona që ishin kundër kandidaturës së tij zhvilluan protesta masive, ndërkohë që pati edhe individë që dogjën pasaportat e tyre.

Premtimin për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara në rast të një fitoreje të Trump e kanë bërë edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm. Aktori Samuel L Jackson u shpreh gjatë një shfaqjeje televizive se do të shpërngulej në Afrikën e Jugut në rast të një fitoreje të Trump.

Ndërkohë, aktori amerikan me origjinë meksikane, George Lopez, deklaroi më herët se nëse do të fitojë Trump, ai nuk duhet të shqetësohet për çështjen e emigracionit, pasi të gjithë do të largohen për shkakun e tij.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button