☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,379 ▲0.16%
DOW 45,431 ▲0.58%
NASDAQ 20,930 ▼0.09%
NAFTA 102.91 ▲3.28%
ARI 4,572 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,343 ▲ +1.19% ETH $2,063 ▲ +3.23% XRP $1.3398 ▲ +1.03% SOL $84.0800 ▲ +2.84%
S&P 500 6,379 ▲0.16 % DOW 45,431 ▲0.58 % NASDAQ 20,930 ▼0.09 % NAFTA 102.91 ▲3.28 % ARI 4,572 ▲1.05 % S&P 500 6,379 ▲0.16 % DOW 45,431 ▲0.58 % NASDAQ 20,930 ▼0.09 % NAFTA 102.91 ▲3.28 % ARI 4,572 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

“Non grata, gur në qafën e Shqipërisë”, Rama: Kemi një vit që dëgjojmë teori konspiracioni për DASH

Një gur në qafën e të gjithë Shqipërisë, që duhet hetuar domosdoshmërisht. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat. Duke iu përgjigjur akuzave për ndërhyrje në punët e SPAK, Rama tha se ndërhyrje është të flasësh me emra.
“Ka ardhur pika që nuk mund të heshtim dhe drejtësia duhet të thotë nëse këtu ka cështje penale” vijoi më tej Rama

“Të hetohet një cështje që është gur në qafë në të gjithë Shqipërinë, është domosdoshmëri. Dhe të zbardhet deri në fund e vërteta nga një drejtësi e drejtë dhe e pavarur, dhe që është e tillë s’ka pikë diskutimi, ndaj kjo drejtësi duhet të clirohet nga cdo frikë e të kaluarës. Nuk jemi këtu për këtë, këtu jemi sepse akuza është aq e fortë aq e drejpërdrejtë sa nuk ka ku të shkojë, dhe s’mund të vihet në pyetje as besimi dhe as në seriozitetin e SHBA, se u bë një vit që dëgjojmë se kjo na qenka një konspiracion ku është përfshirë edhe DASH dhe as s’mund të vihet në pikëpyetje besimi për drejtësinë e re. Si mund të përcahet populli në këtë pikë.

Dhe ne s’mund të japim përgjigje, se cdo gjë që ne themi jemi të paragjykuar me të drejtë. Ka ardhur pika që nuk mund të heshtim dhe drejtësia duhet të thotë nëse këtu ka cështje penale, se morale e politike këto janë të qarta janë të zgjidhura. Cështjet që e kanë tromaksur këtë vend dhe janë mbajtur mbyllur në kapakun e drejtësisë së vjetër s mund të rrinë mbyllur në drejtësinë e re. Dhe ndërkohë që vettingu për pak javë bën 5 vjet, ku janë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që kanë dalë para drejtësisë?

Do thoni që s’ka patur kohë? Kjo është e patolerueshme, dhe kjo s’është ndërhyrje. Ndërhyrje është të flasësh me emra. Ne nuk bëjmë gjëra të tilla, po kërkojmë më shumë sot. Nuk është ky problemi pozitës dhe karrierës time politike, por është problem që lidhet me investimin më të madh politik e moral në këtë vend, që është drejtësia. Të tjerat kush më mirë  e kush më keq i kanë bërë të tëra.”-u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.