Ekspozita

Noora Geagea dhe EGS në Tiranë me ekspozitën “Five” në GKA

fadil_lepaja-268x320Në datën 10 Korrik 2014, ora 19.00, Galeria Kombëtare e Arteve do të hapë për publikun ekspozitën e quajtur “Five”, të dy artistëve finlandezë Noora Geagea dhe EGS. Punët e artistit EGS, një prej artistëve më të njohur finlandezë bashkëkohorë, janë të bazuara rreth hartave të botës. Duke transformuar dhe riformatuar topografinë deri në atë pikë sa të shkruajë emrin e tij (që i abstraguar mezi dallohet), hartat e EGS ilustrojnë stilin e tij të paimitueshëm kirografik në gjininë e grafitit, si dhe aftësinë e tij për të shkatërruar dhe ripropozuar grafikën e shkronjës në mënyra dhe kompozime të pafundme.

Duke përdorur të argjendtën dhe të zezën si ngjyra të preferuara për të shkruar grafitit (jo vetëm ngaqë shkronjat të dallohen më qartë, por sepse “këto ngjyra nuk mund të fiksohen, ose të kamuflohen me ngjyra të tjera”) – përdorimi nga EGS i bojës së zezë indiane në punët artistike i lidh edhe më fort këto dy praktika me njëra–tjetrën, duke e detyruar vizitorin të shikojë qartësisht pastërtinë dhe kompleksitetin e imazheve të tij në grafiti. Për më tepër, duke përdorur në vend të penelit për të pikturuar një shiringë, EGS tregon njëkohësisht si rolin prej arti të margjinalizuar të gjinisë së grafitit, ashtu edhe mjediset ‘prapa skene’ ku ky art shpesh krijohet: në rrugica, lagje të varfëra dhe djerrina e landfille të mbushura me objekte të hedhura. Nga ana tjetër hartat e EGS janë jo vetëm një version i abstraguar i hartës së bot ës; ato luajnë edhe me idenë e evropianëve si pushtues kontinentesh të “reja” të cilat i ndajnë me laps e vizore, duke krijuar me çdo të rënë të lapsit vende e konflikte që kurrë nuk kanë ekzistuar më parë.

Hartat e EGS tregojnë edhe fuqinë e bojës për të ndryshuar ambientin rrethues, si dhe aftësinë e pikturimit për të ndryshuar thellësisht mënyrën se si ne e kuptojmë hapësirën.

Puna e Noora Geagea për këtë ekspozitë, bazuar mbi qytetet, është prodhuar tërësisht në Tiranë. “Qytetet janë si ëndrrat, krijuar prej dëshirave dhe frikës, ku edhe nëse filli i bisedës së tyre është sekret, rregullat e tyre janë absurde, perspektivat e tyre të mashtrojnë, dhe gjithçka mbulon diçka tjetër.”
-Italo Calvino

Nëpërmjet punëve të saj në fotografi dhe video Noora Geagea kërkon të trajtojë çështje si udhëtimi e dokumentimi i realitetit, si dhe të zbulojë se sa është në gjendje të prodhojë “portrete” të besueshme qytetesh të tjera nisur vetëm nga “portreti” i Tiranës. Puna e saj bazohet në novelën e famshme “Qytetet e Padukshme” të italianit Italo Calvino. Për Geagea-n qytetet kanë karakter, kanë personalitetin e tyre, dhe shërbejnë si një pasqyrë e vetë botëve tona.

Në punën e saj për këtë ekspozitë ajo përpiqet të kapë pesë portrete krejtësisht të ndryshme karakteresh, atmosferash e hapësirash të pesë qyteteve imagjinare nga të cilët është magjepsur dhe frymëzuar. Duke pasur parasysh natyrën tërheqëse dhe të shtresëzuar të qytetit, puna e saj është një homazh për qytetet si krijesa të kujtimeve, ëndrrave, frikës dhe historive të bukura – ashtu si jemi vetë të gjithë ne.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 22 Korrik 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button