Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.66 ▲0.96%
ARI 5,028 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $72,943 ▲ +2.7% ETH $2,198 ▲ +4.85% XRP $1.4525 ▲ +3.43% SOL $92.8500 ▲ +5.49%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.66 ▲0.96 % ARI 5,028 ▼0.66 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.66 ▲0.96 % ARI 5,028 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Opinion

Normalizimi i paligjshmërisë: Një shtet pa rregulla

Nga Ola Xama

Skandali më i madh sot në fjalimin e kryeministrit ishte normalizimi i paligjshmërisë. Nuk ka asgjë të keqe tha që në këmbim të një leje ndërtimi t’i kërkosh ndërtuesit që të mbjellë pemë, apo një kompanie që fiton tendera publikë të ndërtojë një çerdhe.

Kjo mendësi që u shfaq sot pasqyroi realitetin e hidhur të një vendi që mertion të quhet xhungël. Nuk ka nevojë për rregulla, ligje apo zbatim të tyre – sepse mënyra se si administrohet shteti, qyteti dhe çdo njësi e vogël institucionale është në dëshirën e asaj që i lind në mendje udhëheqësit.
Shteti funksionon me rregulla. Qyteti ka plan urbanistik dhe në përputhje të tij jepen lejet, nuk ka pse kur e sheh të arsyeshme Këshilli Kombëtar i Territorit me në krye vetë kryeminsitrin plani të shkelet. Nuk ka pse ku e sheh të arsyeshme bashkia dhe kryetari i saj të ndryshohen koeficentët dhe të rritet intesiteti i ndërtimit.
Shteti ka rregulla dhe ligje. Ato i caktojnë ndërtuesve se sa taksa do të paguhen dhe është Këshilli Bashkiak pastaj që vendos se ku do të shkojnë paratë e taksave. Pyllëzimi i zonës përreth ndërtimit po ashtu përcaktohet që në leje.
E tregojnë si nder që i kanë kërkuar atyre që kanë marrë miliona euro të rikonstruktojnë çerdhe që më pas kanë shërbyer si video propagande. Po rregullat teknike të çerdheve kush i vendos, biznesi privat apo kodet e shtetit? A është cënuar siguria e fëmijëve në këtë rast? Përse të mos kursesh paratë që në fillim duke zgjedhur ofertën më të mirë ekonomike në garë, por duhet të zgjedhësh këtë rrugë?
Në fjalimin e tij kryeministri tha se jemi në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian, por ky mentalitet nuk ka lidhje me perëndimin sot, e as përpara 30 vitesh kur jetonte kryeministri. Me këtë logjikë si i bie, kryeministri është i lirë të marrë në telefon për fushatë biznesmenët që kanë kontrata me shtetin dhe t’u kërkojë shtrim rrugësh, ujësjellsa, shkolla apo favore për komunitetin që në këmbim të marrë votën?! Dhe kjo na shitet për normale?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.