☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.91 ▲1.79%
ARI 4,824 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,908 ▼ -0.64% ETH $2,319 ▼ -2.36% XRP $1.3574 ▼ -1.01% SOL $83.1200 ▼ -3.27%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.91 ▲1.79 % ARI 4,824 ▼0.54 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.91 ▲1.79 % ARI 4,824 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Novoselë, zbulohet laboratori për paketimin e kanabisit,3 në kërkim

Një banesë e shndërruar në laborator për paketimin e lëndës narkotike u zbulua në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurë në Novoselë të Vlorës, nga Seksioni i Antidrogës. Tre persona janë shpallur në kërkim pas këtij operacioni, ndërsa burime nga grupi hetimor thanë për A1 REPORT se dy prej tyre janë identifikuar, Luan Velaj dhe Agron Velaj. Laboratori u zbulua në banesën e Agronit, një person me precedentë të mëparshëm penal.

156340Në operacionin e koduar “Mifoli”, Policia e Vlorës sekuestroi rreth 103 kilogramë kanabis të presuar ku 55 kg ishte e ndarë në 30 qese, por u sekuestrua edhe një sasi lënde narkotike e papresuar si edhe presa, letër ambalazhi, peshore dhe skoç që përdoreshin për këtë qëllim.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, Velaj po udhëtonte drejt banesës me makinë dhe sapo ka pikasur efektivët, është larguar menjëherë në këmbë në drejtim të paditur duke braktisur automjetin. Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur familjarë të tij të cilët janë marrë në pyetje. Policia sekuestroi dhe 3 automjete, tip Mercedes-Benz Sel-280 me targë VL 1536 C, automjetin tip Mercedes-Benz 250 me targë AA636 CY dhe automjetin tip Nisan Patrol me targë GJ 8253 A.

Burime nga grupi hetimor konfirmuan për A1Report se lënda narkotike do të trafikohej në Itali. Nisur nga vlera e lëndës narkotike në tregun e huaj mendohet se kjo sasi kanabis kap vlerën e mbi 100 mijë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.