☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,759 ▲0.47%
DOW 51,158 ▼0.04%
NASDAQ 27,373 ▲0.67%
NAFTA 90.21 ▼0.99%
ARI 4,160 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,184 ▼ -0.13% ETH $2,696 ▼ -0.14% XRP $1.4936 ▼ -0.76% SOL $119.4100 ▼ -1.79%
S&P 500 7,759 ▲0.47 % DOW 51,158 ▼0.04 % NASDAQ 27,373 ▲0.67 % NAFTA 90.21 ▼0.99 % ARI 4,160 ▼0.06 % S&P 500 7,759 ▲0.47 % DOW 51,158 ▼0.04 % NASDAQ 27,373 ▲0.67 % NAFTA 90.21 ▼0.99 % ARI 4,160 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Opinion

Nuk është teknika e votimit problemi, por teknika e bërjes së votës

Nga Ylli Manjani

PD ka risjellë në vëmendjen publike çështjen e rikthimit të balotazhit në zgjedhjen e kryetarëve të bashkive.

PD luftoi fort dikur për ta hequr balotazhin nga ligji zgjedhor dhe ia arriti qëllimit. Por kjo nuk e bën domosdoshmërisht të gabuar propozimin e sotëm.

Vendosja e kushtit që një kandidat në një garë mazhoritare të marrë shumicën absolute, 50%+1 të votave, është një çështje standardi demokratik. Jo çdo shtet e aplikon dhe nuk ekziston një model unik, por logjika është e kuptueshme. Kur një njeri zgjidhet për të drejtuar i vetëm një bashki, është e arsyeshme të kërkohet që ai të ketë pas vetes shumicën reale të atyre që kanë votuar.

Pra, si standard, balotazhi është i debatueshëm por edhe legjitim.

Por problemi qëmka sot PD duhet kërkuar në dimensionin politik.

PD dhe opozita shqiptare e duan balotazhin jo për standard, për si mjet rezervë teknik. Opotiza tenton të paraqitet në zgjedhje me votën të copëzuar mes disa kandidatëve, ndërsa PS zakonisht paraqitet e vetme. Në një sistem me një raund, kjo e favorizon natyrshëm kandidatin e vetëm përballë disa kandidatëve që konkurrojnë për të njëjtin elektorat.

Prandaj PD kërkon shansin e dytë që ofron balotazhi.

Shpresa është që kandidati i saj të mbetet në garë në raundin e dytë dhe votat e kandidatëve të tjerë opozitarë të bashkohen rreth tij.

Teknikisht, është një kërkesë krejtësisht legjitime.

Politikisht, ajo fsheh problemin shumë më të madh të opozitës shqiptare, që është humbja e aftësisë elektorale për të fituar.

Prej vitesh PD ia kanë fajin vetëm rregullat e votimit, ndërkohë që problemi i tyre themelor është humbja e kontaktit me realitetin elektoral të vendit.

Opozita nuk ka arritur të ndërtojë një grupim social të gjerë, të qëndrueshëm dhe në zgjerim që ta shohë atë si alternativën e vet politike. Asaj i ka mbetur një bërthamë tradicionale votuesish, gjithnjë e më e vështirë për t’u zgjeruar dhe, për arsye demografike e politike, gjithnjë e më pak e mjaftueshme për të fituar.

Por më problematik se ky realitet është refuzimi për ta njohur atë.

Nuk mbaj mend pothuajse asnjë sondazh serioz publik që PD ta ketë pranuar kur rezultatet nuk i kanë pëlqyer. Sondazhet janë sharë, sulmuar, delegjitimuar e shpallur të manipuluara. Dhe kjo ka ndodhur edhe kur më pas zgjedhjet kanë konfirmuar, pak a shumë, tendencat që ato kishin paralajmëruar.

Ky nuk është më thjesht mosbesim ndaj sondazheve. Është refuzim për të njohur shoqërinë që kërkon të përfaqësosh.

Si mund të përfaqësosh një shoqëri që refuzon ta njohësh?

Si sondazhet, ashtu edhe zgjedhjet e viteve të fundit kanë treguar fenomenin e konsumit që opozita duhet ta studiojë seriozisht. Konsumimi i pushtetit nuk është përkthyer automatikisht në rritje të opozitës. Përkundrazi, në momente të caktuara, ndërsa PS ka humbur mbështetje nga konsumimi i qeverisjes, opozita ka humbur proporcionalisht edhe më shumë.

Ky është alarmi i vërtetë.

Sepse do të thotë se nuk mjafton që kundërshtari të konsumohet. Duhet që dikush të dëshirojë të vijë tek ti.

Këtu PD-së nuk i bën më fajde teknika e votimit, sepse ajo ka harruar teknikën e bërjes së votës.

Vota nuk prodhohet duke ndryshuar formulën zgjedhore. Vota bëhet duke kuptuar shoqërinë. Duke identifikuar interesat e saj. Duke kuptuar shtresat që po lindin dhe ato që po zhduken. Duke folur me njerëzit që nuk të votojnë, jo vetëm me ata që të duartrokasin. Duke kuptuar pse një qytetar që është i pakënaqur me qeverinë përsëri nuk të zgjedh ty.

Pyetja që duhet ta torturojë një opozitë që kërkon të vijë në pushtet është, Pse njerëzit që janë të pakënaqur me qeverinë nuk vijnë tek ne?

Nuk fiton dot asnjë garë me pyetjen çfarë sistemi zgjedhor na duhet që të fitojmë me votat që kemi?

Kur të humbet teknika e bërjes së votës, nuk ka sistem elektoral që të shpëton.

Mund të vendosësh balotazh. Mund të ndryshosh formulën. Mund të hapësh apo mbyllësh lista. Mund të ndryshosh koalicionet, pragjet, zonat apo mënyrën e numërimit.

Në fund, demokracia ka një brutalitet shumë të thjeshtë, duhet të kesh vota.

Me vota mundet kundërshtari, jo me rregullat e offside-it. Aq më pak duke pritur ndonjë gol qorr të një qorrollepsjeje procedurale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.