☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,426 ▲ +0.51% ETH $2,300 ▲ +2.36% XRP $1.3623 ▲ +0.25% SOL $85.3100 ▲ +0.31%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Libri

Nuk ishte një balerinë

Lili dhe Osip Briku nuk ushqejnë kurrfarë dyshimi në vërtetësinë e letrës, aq më pak në faktin që Majakovskij ka vrarë veten me paramendim. Lili: “Sa herë e kam dëgjuar të thotë: ‘Do të vras veten! Në moshën 35-vjeçare njeriu është plak! Do të jetoj deri 30 vjeç. Pastaj mjaft’. Sa herë jam përpjekur t’i tregoj se pleqëria nuk duhej ta frikësonte. Se nuk ishte një balerinë … Mendimi i vetëvrasjes ishte për të një sëmundje kronike dhe si çdo sëmundje kronike bëhej më e mprehtë në vështirësinë më të vogël. Sigurisht, biseda dhe mendime vetëvrasëse nuk më frikësonin gjithnjë në të njëjtën mënyrë, përndryshe jeta do të ishte e pamundur. Nëse ndokush vonohej në një lojë me letra: ‘Nuk i hyj në punë njeriu’. Vajza nga e cila priste telefonatën nuk i telefononte: “Nuk më do njeri. Dhe kështu që nuk ka kuptim të jetoj” … Më ’20-n, gjatë një shëtitjeje, Roman Jakobsoni më tha: ‘A e di, nuk arrij dot ta përfytyroj Volodjan plak, me rrudha’. Kurse unë: ‘Oh, nuk do të bëhet kurrë plak, në mënyrën më absolute, do të vrasë veten me siguri’”. Të tjerë përpiqen të tregojnë “pashmangshmërinë e mosmarrëveshjes midis Majakovskijt dhe jetës … duke gërmuar si hiena në poezinë e tij”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.