☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,374 ▲0.08%
DOW 45,295 ▲0.28%
NASDAQ 20,932 ▼0.08%
NAFTA 102.54 ▲2.91%
ARI 4,576 ▲1.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,557 ▲ +1.5% ETH $2,061 ▲ +3.77% XRP $1.3455 ▲ +1.49% SOL $84.0400 ▲ +2.66%
S&P 500 6,374 ▲0.08 % DOW 45,295 ▲0.28 % NASDAQ 20,932 ▼0.08 % NAFTA 102.54 ▲2.91 % ARI 4,576 ▲1.13 % S&P 500 6,374 ▲0.08 % DOW 45,295 ▲0.28 % NASDAQ 20,932 ▼0.08 % NAFTA 102.54 ▲2.91 % ARI 4,576 ▲1.13 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

“Nuk jam atraksion turistik”, Rama batuta me turistët e huaj në Gjirokastër

Gjirokastra po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve nga e mbarë bota. Shifrat tregojnë se ajo u vizitua nga më shumë se 200 mijë turistë në 2022.

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në kuadër të turit të falenderimeve që po zhvillon në qytetet e vendit u ndal të dielën në Gjirokastër, ku takoi një grup turistësh të huaj.

“A jeni ju Rama? Se kam këtë grup të madh me turistë…”, iu drejtua guida kryeministrit Rama.

“Po, por nuk jam atraksion turistik”, iu përgjigj Rama, duke shkaktuar të qeshura mes turistëve.

Më herët, gjatë takimeve me autoritetet lokale në Gjirokastër, ai bëri të ditur se do të vijojnë investimet për përmirësimin e infrastrukturës dhe restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore

Raporti i INSTAT-it për turizmin tregon se, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre, jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit.

Janë 1.9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18 % më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave.

Po ashtu, raporti jep të dhëna interesante të tregjeve të reja që po rriten me shpejtësi. 85% më shumë vizitorë nga Anglia; 3.7 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia; 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; 84 % më shumë vizitorë nga Turqia; 2 herë më shumë nga vendet nordike; pa harruar edhe mysafirët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe hyrjet nga vendet e tjera të Ballkanit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se, të ardhurat vjetore nga turistët e huaj në vitin 2022 arritën 2.84 miliardë euro, ose 36 % më shumë sesa në vitin 2019.

Ndërkohë, autoritetet në vend janë optimiste për një sezon të mbarë turistik edhe përgjatë këtij viti, teksa kanë deklaruar se deri tani janë rezervuar thuajse krwejtësisht kapacitetet turistike në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.