☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.46 ▲0.2%
ARI 4,866 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,006 ▼ -0.37% ETH $2,316 ▼ -1.03% XRP $1.3601 ▼ -0.97% SOL $83.4400 ▼ -2.97%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.46 ▲0.2 % ARI 4,866 ▲0.32 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.46 ▲0.2 % ARI 4,866 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Nuk ka festa për uniformat blu, policia kalon në shërbim të përforcuar

Prej orës 16.00 të kësaj të hëne policia e Shtetit do të kalojë në shërbim të përforcuar, deri më 5 janar të vitit të ardhshëm, duke hyrë në fuqi dhe masat e marra për festat e fundvitit.

Në gatishmëri do të kalojnë dhe Forcat Lëvizëse Operacionale si Reparti Renea dhe ai i Ndërhyrjes së Shpejtë.

“Masat e marra për tu  zbatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit në nivel qendror dhe vendor synojnë: Rritjen e sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit duke shtuar numrin e patrullave të përgjithshme përgjatë 24 orëve. Marrjen e masave për krijimin e lehtësirave të nevojshme për qytetarët në të gjithë pikat e kalimit kufitar, duke shtuar numrin e sporteleve dhe të personelit policor. Përforcimin e masave për rritjen e sigurisë rrugore në të gjithë akset kryesore rrugore të vendit, duke rritur numrin e patrullave të policisë rrugore, si duke patrulluar me Grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të rritur sigurinë në këto akse rrugore”, tha Altin Qato, drejtori i përgjithshëm për sigurinë në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu, sipas Qatos do të merren masa për mbarëvajtjen e të gjithë aktiviteteve festive që do të zhvillohen nga institucionet e ndryshme shtetërore, organet e qeverisjes vendore dhe institucionet e tjera me rastin e festave të fundvitit.

“Marrjen e masave për sigurimin, grumbullimin, përpunimin dhe analizimin e  informacioneve mbi çdo tendencë dhe aktivitet të mundshëm kriminal dhe terrorist, apo tendenca të tjera të mprehta kriminale që lidhen me zhvillimin e festave të fundvitit.  Forcimin e masave për kontrollin ndaj personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore me qëllim parandalimin e kryerjes së ndonjë akti të mundshëm kriminal. Përforcimin e masave të sigurisë për ruajtjen e objekteve më të rëndësishme shtetërore, publike e private, nënstacionet elektrike apo te depove të ujit pijshëm”, tha Qato.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.