☁️
Tiranë 10°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,639 ▼1.14%
DOW 46,285 ▼1.51%
NASDAQ 22,210 ▼1.2%
NAFTA 96.51 ▲1.03%
ARI 4,866 ▼2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,297 ▼ -4.43% ETH $2,194 ▼ -5.97% XRP $1.4547 ▼ -5.1% SOL $89.9100 ▼ -5.38%
S&P 500 6,639 ▼1.14 % DOW 46,285 ▼1.51 % NASDAQ 22,210 ▼1.2 % NAFTA 96.51 ▲1.03 % ARI 4,866 ▼2.85 % S&P 500 6,639 ▼1.14 % DOW 46,285 ▼1.51 % NASDAQ 22,210 ▼1.2 % NAFTA 96.51 ▲1.03 % ARI 4,866 ▼2.85 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Nuk ka hapësirë të mjaftueshme në varrezat e Prishtinës

nuk-ka-hap-euml-sir-euml-t-euml-mjaftueshme-n-euml-varrezat-e-prishtin-euml-s_2_hdKryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbajti takim me përfaqësuesit e bashkësive fetare ku u diskutua lidhur me rregulloren për çështjen e varrezave në Komunën e Prishtinës.

Me këtë rast, Ahmeti tha se një prej sfidave kryesore është menaxhimi i hapësirës së pamjaftueshme të ndarë për varreza pasi që në Komunën e Prishtinës, në ditë, mesatarisht varrosen nga pesë persona.

Sipas një komunikate të Komunës së Prishtinës, përfaqësuesit e bashkësive fetare shprehën shqetësimin se “Ligji për Liritë Fetare” nuk e ka rregulluar çështjen e varrezave dhe se në të ardhmen duhet që të shikohet mundësia që çështja e varrezave të rregullohen edhe me ligj.

Ata, po ashtu, dhanë sugjerime konform dispozitave të parapara fetare për ceremonitë dhe ritualet, ndërsa komunitetet më të vogla fetare propozuan ndarjen e varrezave.

“Kryetari Ahmeti tha se në parim nuk është pro ndarjes së varrezave, por sugjeroi që secili komunitet fetar t’i dërgojë në komunë kërkesat ku do të specifikonin ritualet dhe kërkesat e tyre, procedura të cilat do të përfshiheshin në rregullore dhe do të zbatoheshin në praktikë, gjë që edhe do ta forconin bashkëpunimin midis komunës, bashkësive fetare dhe kompanive të hortikulturës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Në këtë takim u diskutua edhe për çështjen e mosshfrytëzimit të Objektit Komemorativ (morgu), i cili shkaku i disa problemeve teknike nuk vazhdon të mos shfrytëzohet nga askush.

“Kryetari Ahmeti u shpreh i shqetësuar lidhur me gjendjen e këtij objekti dhe tha se në të ardhmen, në konsultim me komunitetet fetare, do të duhet të merret vendim lidhur me këtë objekt të shtrenjtë, i cili fatkeqësisht është i papërdorshëm shkaku i moskryerjes së punëve të parapara sipas kontratës”, përfundohet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.