🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,678 ▲ +0.3% ETH $2,153 ▲ +0.27% XRP $1.4459 ▼ -0.36% SOL $90.4700 ▲ +1.22%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Nuk lëviz paga reale në shtet

Instituti i Statistikave raportoi se për herë të parë që nga viti 2000, punonjësit e shtetit nuk përfituan rritje reale të pagave gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat e sapopublikuara nga INSTAT tregojnë se në 2015-ën, pagat mesatare në sektorin shtetëror u rritën vetëm sa për të kompensuar rritjen e çmimeve.

Më konkretisht, sipas INSTAT, në vlerë paga mesatare në sektorin shtetëror u rrit me 1.8 përqind gjatë vitit të kaluar, nga 53 mijë lekë që ishte në fund të 2014-ës në 54 mijë lekë. Por në të njëjtin nivel, pra 1.8 përqind u rritën edhe çmimet, duke bërë që fuqia blerëse e pagës mesatare në shtet, që ndryshe njihet dhe si paga reale të mbetet e pandryshuar.

Sipas INSTAT, kjo është hera e parë që rrogat në shtet nuk rriten në terma reale, që nga koha kur institucioni e publikon këtë tregues. Vitet e mëparshme, pagat e të punësuarve në sektorin publik janë rritur gjithmonë dukshëm më lartë sesa shifra e inflacionit.

Por ky është treguesi në nivel mesatar. Vitin e kaluar qeveria i rriti rrogat vetëm për një grup të caktuar nëpunësish, ndërsa për pjesën dërrmuese të administratës, pagat nuk kanë ndryshuar duke bërë që të ulen në terma reale.

Në marrëveshjen me FMN, qeveria është angazhuar të ngrijë për tre vjet rrogat e sektorit publik duke i rritur ato vetëm për grupe të caktuara. Por së fundmi ekspertë të ekonomisë i kanë bërë thirrje qeverisë ta rishikojë këtë politikë, e cila sipas tyre është një nga arsyet kryesore për ndrydhjen e konsumit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.