🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.30 ▼0.24%
ARI 5,011 ▲0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,706 ▲ +0.23% ETH $2,339 ▼ -1.02% XRP $1.5323 ▼ -0.07% SOL $95.3000 ▼ -1.4%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.30 ▼0.24 % ARI 5,011 ▲0.06 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.30 ▼0.24 % ARI 5,011 ▲0.06 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Nxirren jashtë listës 2524 familje që përfitonin ndihmën ekonomike

Nga Zamir Alushi

Qeveria vazhdon të mbledhë dorën për të varfrit duke ulur fondet sociale. Lista e përfituesve të ndihmës ekonomike u shkurtua me 2524 familje të cilat ishin trajtuar me ndihmë në tremujorin e dytë, por nuk e përfituan gjatë periudhës korrik-shtator 2015.

Ndihma ekonomike

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015, numri mesatar i familjeve të trajtuara me ndihmë ekonomike është 81.621, ndërsa gjatë tremujorit të dytë 2015, familjet e trajtuara me ndihmë ekonomike ishin 84.145. Gjithashtu, fondi i ndihmës ekonomike në tremujorin e tretë të vitit u reduktua me 4,3% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Sipas Buletinit Statistikor të INSTAT, fondi i ndihmës ekonomike në tremujorin e tretë ishte 343,7 milionë lekë nga 359,2 milionë lekë që ishte në periudhën prill-qershor. Ndihma ekonomike është një ndihmë në para për familjet e varfra dhe shpërndahet çdo muaj. Ajo mund të jetë e pjesshme ose e plotë, në varësi të të ardhurave të familjes. Sipas llojit të ndihmës ekonomike që marrin, rezulton se 39.073 familje u trajtuan me ndihmë ekonomike të pjesshme dhe 42.548 familje me ndihmë ekonomike të plotë. Qarku i Elbasanit ka numrin më të madh të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike (17,7% të të gjitha familjeve në skemë në rang vendi), të cilat përfitojnë ndihmën ekonomike në masë të plotë. Familjet me katër anëtarë zënë peshën më të madhe (30,2%) në numrin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, 53,7% e të cilave përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë. Nga tabela e shpërndarjes së familjeve në ndihmë ekonomike, sipas qarkut, shihet se në Elbasan janë 14.445 familje me ndihmë të plotë ekonomike dhe asnjë me ndihmë të pjesshme. Elbasani është rrethi i vetëm që u jep të tëra familjeve në nevojë ndihmë të plotë ekonomike. Pas Elbasanit renditet Dibra me 16.2% të familjeve në nevojë, më poshtë renditen Shkodra dhe Kukësi me nga 13% të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Numrin më të vogël të familjeve në listën e ndihmës ekonomike e ka Durrësi, që zë vetëm 1.2%, ose 990 familje dhe e parafundit është Vlora me 1.9% të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike. 24.665 familje që marrin ndihmë ekonomike janë me katër anëtarë, ndërsa 18.532 familje kanë 5 pjesëtarë. Këto janë dy grupet më të mëdha të familjeve përfituese.

Pagesa e papunësisë

Numri mesatar i personave të regjistruar si punëkërkues të papunë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015 është 152.050. Kjo shifër është 8,3% më e lartë se sa në të njëjtin tremujor të vitit 2014. Edhe në krahasim me tremujorin e dytë 2015, ky tregues paraqitet me rritje prej 0,9%. Në tremujorin e tretë 2015, ishin pjesë e skemës së pagesës së papunësisë vetëm 3,9% e punëkërkuesve të papunë të regjistruar gjithsej. Përqindja e punëkërkuesve të papunë të regjistruar në skemën e pagesës së papunësisë është më e lartë në Prefekturën e Tiranës (7,1%) dhe më e ulët në Prefekturën e Vlorës (1,9%). Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë të vitit 2015, numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në skemën e pagesës së papunësisë është ulur me 351 persona. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014, numri i punëkërkuesve të papunë në skemën e pagesës së papunësisë është ulur me 1.530 persona. Shkalla e papunësisë së regjistruar për tremujorin e tretë 2015 është 13,2%. Të papunë në pagesë papunësie janë personat e regjistruar si të papunë, të cilët trajtohen me të ardhura gjatë periudhës së parë të papunësisë mbështetur në programin e trajtimit me pagesë papunësie. E ardhura nga papunësia duhet të jetë një shumë bazë që siguron të paktën një nivel jetese minimale, çdo vit e indeksuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kushti

Kriteret e pagesës së papunësisë

Personat e siguruar përfitojnë të ardhura papunësie, në rast se: a) Kanë kontribuar në sigurimin shoqëror jo më pak se 12 muaj për çdo rast përfitimi dhe janë vërtetuar nga zyra e punës se: – janë punëkërkues të papunë, të gatshëm të punësohen, kur u ofrohet një punë e paguar, e përshtatshme; pranojnë të kualifikohen ose të rikualifikohen. Ata nuk duhet të marrin përfitime të tjera, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.