☁️
Tiranë 16°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.05 ▲3.88%
ARI 5,008 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,750 ▲ +0.43% ETH $2,314 ▲ +2.15% XRP $1.5090 ▲ +2.59% SOL $93.6900 ▲ +0.21%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.05 ▲3.88 % ARI 5,008 ▲0.12 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.05 ▲3.88 % ARI 5,008 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

NZZ: Kosova po e zvarrit themelimin e Gjykatës Speciale!

Edhe pse para një viti ishte zotuar për të, Parlamenti i Kosovës po e shtyn themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës së U ÇK -së. Koha punon për keqbërësit, shkruan gazeta zvicerane Neue Zuercher Zeitung (NZZ).

nzz-kosova-po-e-zvarrit-themelimin-e-gjykat-euml-s-speciale_hdSipas kësaj gazete, Kosova duhet pa vonesë t’i hapë rrugë krijimit të Gjykatës Speciale me qëllim të dënimit të krimeve të bëra nga rebelët e UÇK-së ndaj serbëve, romëve dhe shqiptarëve. Në mënyrë të vazhdueshme dhe më kot ambasadorët perëndimorë dhe të dërguarit e Brukselit u bënë thirrje autoriteteve që t’i përmbushin obligimet e tyre.

E përditshmja e njohur zvicerane Neue Zuercher Zeitung, raporton se në prill të vitit 2014, parlamenti u zotua përballë BE-së për krijimin e Gjykatës Speciale, e cila do të vepronte sipas ligjeve të Kosovës dhe me gjasë do të vendosej në Holandë. Që nga ajo kohë projekti po zvarritet. Përshtatje e ligjeve dhe e neneve të kushtetutës ende nuk ka filluar.

Së fundi si arsyetim shërbente vonesa gjashtëmujore e krijimit të qeverisë. Që ish – shefi “shërbimit të fshehtë“ të U Ç K-së sot është kryetar i parlamentit nuk e rrit gjasën e krijimit të shpejtë të gjykatës speciale.

Ambasadorët dhe të dërguarit specialë të Brukselit kërcënojnë: nëse procesi i krijimit zvarritet, gjykatën do ta etablojnë Kombet e Bashkuara. Kjo sigurisht se do të thirrej në Rezolutën 1244, e cila Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë (si pasardhëse të Jugosllavisë). Se çka do të thoshte kjo për shtetësinë ende të diskutueshme të Kosovës është e qartë, kurse për dëmin e imazhit të vendit as që ka nevojë të flitet.

Gjykata duhet t’i hulumtojë krimet për të cilat kishte bërë me dije më 2010 raportuesi i Këshillit Evropian, Dick Marty: ndjekja sistematike e serbëve, romëve, shqiptarëve, të cilët i kundërviheshin pretendimeve pushtetore të komandantëve të UÇK-së. Gjithashtu do të hetohet edhe akuza për heqje të organeve të të burgosurve, shkruan NZZ.

Marty përgjegjës për këtë e bënte të ashtuquajturin „ Grupin e Drenicës“ me udhëheqës Hashim Thaçin, grup i cili në veprimet e tij kishte për qëllim „spastrimet“ etnike, pasurimin dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë. Thaçi për momentin është ministër i punëve të jashtme.

Çuditërisht në sqarimin e akuzave dështoi edhe misioni i drejtësisë EULEX, i instaluar aty që nga viti 2008. EULEX-i nuk kishte as program për mbrojtjen e dëshmitarëve e as vullnet për t’i vënë në shënjestër burrat e pushtetshëm. Në vend se të merrej edhe vetë me hetimin, ai kërkonte dëshmi nga Marty. Pas kësaj BE-ja krijoi më 2011 Task Forcën Investigive Speciale nën udhëheqjen e një prokurori amerikan. Kjo forcë në verën e vitit 2014 erdhi në përfundimin se akuzat e Marty-t do të duhej të gjykoheshin nga një gjykatë speciale.

Herët ose vonë padyshim se do të vijë deri tek proceset. Kosova nuk do të mundë t’i kundërvihet vazhdimisht trysnisë. Por, çdo muaj i shtyrë deri në fillimin e veprimeve është kohë e fituar për keqbërësit, sepse vërtetimi i gjendjes faktike është i varur në masë të madhe nga deklaratat e dëshmitarëve. Dhe ata duhet të jenë të vullnetshëm dhe në gjendje që në çdo moment të dëshmojnë përfundon NZZ.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.