Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,754 ▼ -3.69% ETH $2,074 ▼ -5.35% XRP $1.3902 ▼ -3.93% SOL $86.8800 ▼ -6.07%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Amerika

Obama mbështet tërheqjen e Kubës nga lista e zezë amerikane

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dëshiron tërheqjen e Kubës nga lista e zezë amerikane e shteteve që mbështesin terrorizmin, njoftoi dje Shtëpia e Bardhë.

shba1Në një raport të paraqitur në Kongres, presidenti amerikan shprehu qëllimin e tij për të hequr Kubën nga kjo listë, një etapë kryesore për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Qeveria kubaneze nuk ka dhënë asnjë mbështetje për terrorizmin ndërkombëtar këto gjashtë muajt e fundit”, u shpreh presidenti në raportin e tij të paraqitur në Kongres.

Të zgjedhurit kanë tashmë 45 ditë për të shprehur kundërshtimin e tyre. Dick Durbin, numri dy i demokratëve e mbështeti këtë iniciativë.

“Edhe pse nuk jam një mbështetës i zjarrtë i regjimit të Castros, vazhdoj të besoj se hapja e ishullit për idetë, tregtinë dhe lëvizjen amerikane është mënyra më e mirë për të parë një vend më të hapur dhe më tolerant”, deklaroi ai.

Kuba bën pjesë që prej vitit 1982 në këtë listë, përkrah Sirisë, Sudanit dhe Iranit. Administrata Reagan e kishte vendosur Kubën në këtë listë për mbështetjen e saj ndaj separatistëve bask të ETA-s dhe rebelët e Farc në Kolumbi.

Nëse Kuba hiqet nga kjo listë, ishulli mund të pretendojë për hapjen e një ambasade në SHBA dhe akoma më tepër aksesin në sistemin bankar amerikan.

Kjo iniciativë e presidentit amerikan ndodhi tre ditë pas një takimi historik me homologun kubanez, Raul Castro në Panama, i pari që prej kohës që dy vendet shkëputën marrëdhëniet e tyre diplomatike në vitin 1961.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.