🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 94.04 ▼2.12%
ARI 4,400 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $81,412 ▲ +1.28% ETH $2,666 ▲ +3.31% XRP $1.4203 ▲ +2.82% SOL $111.5300 ▲ +2.41%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 94.04 ▼2.12 % ARI 4,400 ▼0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 94.04 ▼2.12 % ARI 4,400 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Amerika

Trump: Rritja e çmimeve të naftës sjell fitime të mëdha për prodhuesit amerikanë

Presidenti amerikan Donald Trum, shprehu sot mbështetjen për rritjen e çmimeve globale të naftës, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara të  Amerikëss janë në një pozicion të veçantë për të përfituar nga luhatjet e tregut energjetik.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump theksoi se SHBA-ja është prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe se rritja e çmimeve sjell përfitime për industrinë amerikane.

“Kur çmimet e naftës rriten, ne fitojmë shumë para”, shkroi ai, edhe pse gjatë fushatës kishte premtuar uljen e kostove të energjisë për konsumatorët amerikanë.

Megjithatë, administrata e tij po përballet me presion në rritje, pasi çmimet e benzinës në SHBA kanë arritur nivelin më të lartë që nga mesi i vitit 2024. Rritja e çmimeve lidhet me tensionet në Lindjen e Mesme dhe luftën që SHBA dhe Izraeli kanë ndërmarrë kundër Iranit.

Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Ametrikës nuk janë ende në gjendje të shoqërojnë cisternat e naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për eksportet globale të naftës.

Ai tha për televizionin “CNBC” se marina amerikane mund të jetë në gjendje ta bëjë këtë së shpejti, por aktualisht kapacitetet ushtarake janë të përqendruara në goditjen e aftësive ushtarake dhe industriale të Iranit.

Ngushtica e Hormuzit, rreth 55 kilometra e gjerë dhe e vendosur midis Iranit dhe Omanit, është një pikë strategjike për furnizimin global me energji. Trafiku detar në këtë rrugë është ulur ndjeshëm për shkak të rrezikut të sulmeve hakmarrëse nga Irani.

Presidenti Trump ka ofruar që marina amerikane të ndihmojë në sigurimin e kalimit të anijeve nëse kjo bëhet e nevojshme, në përpjekje për të qetësuar tregjet energjetike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.