Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,593 ▲0.56%
DOW 46,410 ▲0.62%
NASDAQ 21,935 ▲0.8%
NAFTA 89.31 ▼3.29%
ARI 4,561 ▲3.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,795 ▲ +1.12% ETH $2,161 ▲ +1.08% XRP $1.4050 ▲ +0.06% SOL $91.5800 ▲ +1.86%
S&P 500 6,593 ▲0.56 % DOW 46,410 ▲0.62 % NASDAQ 21,935 ▲0.8 % NAFTA 89.31 ▼3.29 % ARI 4,561 ▲3.62 % S&P 500 6,593 ▲0.56 % DOW 46,410 ▲0.62 % NASDAQ 21,935 ▲0.8 % NAFTA 89.31 ▼3.29 % ARI 4,561 ▲3.62 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Bota

Obama: Putin të flasë me vepra

Avioni i rrëzuar në Ukrainë, Jacenjuk fton Holandën të hetojë

obamaNdërsa shprehu revoltë e indinjatë ndaj separatistëve pro-rusë, të cilët i fajësoi se rrëzuan avionin gjatë udhëtimit, Kryeministri ukrainas, Arsenij Jacenjuk, tha dje në një konferencë shtypi në Kiev, se ka ofruar t’ia kalojë hetimet mbi rrëzimin e avionit malajzian Holandës, e cila ka pësuar numrin më të madh të viktimave në këtë incident. Ai shtoi më tej se Moska vazhdon të mbajë anën e gabuar. Ndërkaq, tre hetues holandezë mbërritën dje në skenën e aksidentit. Kreu i ekipit hetimor tha se trupat e viktimave duket se janë mbajtur në kushte të mira për hetimin, edhe katër ditë pas rrëzimit. Po dje, Presidenti amerikan, Barak Obama, i bëri thirrje Presidentit rus, Vladimir Putin të bashkëpunojë me hetimet lidhur me rrëzimin e avionit malajzian. Në komentet që ai bëri dje para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Presidenti Obama tha se Rusia ka ndikim të madh mbi separatistët, sepse ajo i ka ndihmuar dhe trajnuar ata. Prandaj, tha ai, Presidenti Putin duhet t’i shoqërojë fjalët me vepra. Në këtë kuadër, Obama bëri thirrje për hetime transparente. Për fat të keq, tha ai, separatistët prorusë vazhdojnë t’i pengojnë hetimet dhe po përpiqen të heqin provat nga vendi i rrëzimit. Këshilli i Sigurimit zhvilloi dy ditë më parë një takim në selinë e OKB-së në Nju Jork për të diskutuar tekstin e një rezolute në lidhje me çështjen e hetimit të rastit të avionit malajzian. Australia është shteti tjetër që pas Holandës, ndihet më e obliguar për të bërë presion të fortë për miratimin e rezolutës, pasi incidenti në Lindje të Ukrainës, shkaktoi vdekjen edhe të 37 shtetasve australianë.

1 Koment

  • vlora 22 July 2014, 11:19

    Ai "egghead" Jacenjuk me Poro-n e kane rrezuar aeroplanin .... po me perpara te japing perjigjet pse se kishin mbyllur korridorin? Pse aeroplani malajzian devijoi 100 km ne very? Pse aeroplani ka patur kuote me te ulet gjate fluturimit ne zone? Pse se hapin gojen politikanet per ata qe vriten en Palestime? Sa vete u vrane me aeroplan e sa vete civile jane vrare ne Palestine? Sa pasagjere ka patur aeroplani jane vetem femije te vrare qe nga 8 Korriku ne Rrypin e Gazes ...

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.