☁️
Tiranë 24°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,559 ▼0.67%
DOW 50,838 ▼0.92%
NASDAQ 26,815 ▼1.03%
NAFTA 96.23 ▲2.63%
ARI 4,469 ▼1.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $65,896 ▼ -2.76% ETH $1,828 ▼ -5.27% XRP $1.2212 ▼ -1.6% SOL $73.5100 ▼ -4.66%
S&P 500 7,559 ▼0.67 % DOW 50,838 ▼0.92 % NASDAQ 26,815 ▼1.03 % NAFTA 96.23 ▲2.63 % ARI 4,469 ▼1.13 % S&P 500 7,559 ▼0.67 % DOW 50,838 ▼0.92 % NASDAQ 26,815 ▼1.03 % NAFTA 96.23 ▲2.63 % ARI 4,469 ▼1.13 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Shendeti

OBSH: Nuk ka shenja për shpërthim masiv të Hantavirusit

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se aktualisht nuk ka shenja për një shpërthim më të gjerë të Hantavirusit pas evakuimit të pasagjerëve nga anija turistike MV Hondius, e cila u përfshi nga një situatë të rëndë shëndetësore.

Megjithatë, ai paralajmëroi se “situata mund të ndryshojë” dhe se në javët në vijim mund të konfirmohen raste të tjera, duke theksuar se për shkak të periudhës së gjatë të inkubacionit, rreziku nuk mund të përjashtohet plotësisht.

Evakuimi dhe rastet e konfirmuara

Anija Hondius u nis nga Tenerife të hënën, 11 maj, dhe po lundron drejt portit të Roterdamit në Holandë. Ndërkohë, 28 pasagjerët e fundit u transportuan me dy fluturime drejt Eindhoven-it.

Sipas OBSH-së, deri tani janë konfirmuar nëntë raste me Hantavirus. Tre persona kanë humbur jetën pas udhëtimit me anije, përfshirë një shtetas holandez 70-vjeçar, i cili dyshohet të ketë qenë ndër të infektuarit e parë.

Një shtetase franceze ndodhet në gjendje të rëndë në kujdes intensiv në Paris dhe mjekët e përshkruajnë gjendjen e saj si formën më të rëndë të sëmundjes, duke u trajtuar me aparat të mushkërisë artificiale. Një pacient spanjoll ka simptoma më të lehta respiratore dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Masa izolimi dhe raste të tjera në Evropë

Në Holandë, 12 punonjës spitali janë vendosur në karantinë pas një ekspozimi të mundshëm gjatë trajtimit të mostrave biologjike të një pacienti të evakuuar. Në Spanjë, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi një rast pozitiv mes 14 personave të izoluar në Madrid, të gjithë pasagjerë të evakuuar nga anija.

Në Itali po analizohen mostra biologjike të një personi me simptoma që ka udhëtuar në të njëjtin avion me një grua e cila më vonë ka ndërruar jetë nga virusi. Mostrat po dërgohen në institutin “Spallanzani” në Romë për analiza të mëtejshme.

Në Francë, autoritetet shëndetësore thonë se situata është “nën kontroll”. Një paciente ndodhet në kujdes intensiv, ndërsa katër të tjerë kanë rezultuar negativë pas testimeve. Gjithashtu, 22 kontakte të afërta janë vendosur në izolim për të paktën dy javë.

Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut po trajtohen gjithashtu dy shtetas britanikë.


Ekspertët e OBSH-së theksojnë se hantaviruset zakonisht transmetohen nga brejtësit, por varianti Andes mund të transmetohet edhe mes njerëzve në raste të caktuara. Simptomat përfshijnë ethe, lodhje të theksuar, dhimbje muskujsh, probleme gastrointestinale dhe vështirësi në frymëmarrje.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.