Kosova

O’Connell merr detyrën e ambasadorit britanik më 14 prill

Ka arritur në Kosovë për të marrë detyrën e tij si ambasador britanik, Ruairi O’Connell. Ai ka arritur në Prishtinë më 10 prill, ndërsa në postin e ambasadorit zëvendëson Ian Cliffin.

o-connell-merr-detyr-euml-n-e-ambasadorit-britanik-m-euml-14-prill_hdO’Connell do të marrë zyrtarisht detyrën si Ambasador në 14 prill, pas një takimi me presidenten Atifete Jahjaga.

O’Connel ishte zëvendësdrejtor në Drejtorinë për bashkëpunim ndërkombëtar për bashkëpunim me NATO-n. Ai më herët është marrë me shumë çështje gjatë karrierës së tij, i fokusuar në çështje të sigurisë evropiane dhe zhvillim ekonomik.

Ai ka shërbyer edhe më herët në Kosovë, në periudhën derisa Kosova e shpalli pavarësinë e saj.

“Jam i nderuar dhe i gëzuar që jam emëruar Ambasador i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës. Përgjatë historisë së fundit të vështirë, Britania dhe Kosova kanë zhvilluar marrëdhënie të fuqishme dhe jetëgjata. Mezi pres të kthehem në Kosovë dhe të punoj sërish me miqtë e mi, të vjetër dhe të rinj, nga të gjitha komunitetet për të ndërtuar ura të fuqishme dhe ta mbështesim Kosovën në rrugën drejt Integrimeve Evropiane”, ka thënë O’Connel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button