Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e Përfaqësisë së Përhershme të Britanisë së Madhe në OKB, thuhet se “Britania e Madhe, SHBA-ja, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Shqipëria kanë thirrur Këshillin e Sigurimit të OKB-së në një takim për Ukrainën”.
“Rusia po kryen krime lufte dhe po vendos civilët në objektivin e saj. Lufta e paligjshme e Rusisë na kërcënon të gjithëve”, thuhet në deklaratë.
Sipas OKB-së, në luftën që Rusia i ka shpallur Ukrainës, kanë humbur jetën 726 civilë dhe janë plagosur 1 174 të tjerë.
Ndërsa pas sulmeve 3,1 milionë refugjatë kanë kaluar në vendet fqinje.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.