☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 98.94 ▲2.53%
ARI 4,188 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,634 ▼ -0.91% ETH $2,414 ▼ -1.92% XRP $1.3044 ▼ -2.82% SOL $103.7100 ▼ -2.15%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.94 ▲2.53 % ARI 4,188 ▲0.44 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.94 ▲2.53 % ARI 4,188 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Konflikti SHBA - Iran

Omani paralajmëron peshkatarët: Mos iu afroni kontejnerëve të anijes së mbytur në Hormuz, mund të përmbajnë lëndë të rrezikshme

Qendra e Sigurisë Detare e Omanit paralajmëroi peshkatarët dhe detarët të mos u afrohen kontejnerëve të shpërndarë nga anija kontejnerësh GFS Pride, e mbytur në Ngushticën e Hormuzit, sepse mund të përmbajnë materiale të rrezikshme.

Qendra e Sigurisë Detare e Omanit paralajmëroi peshkatarët dhe detarët të mos u afrohen kontejnerëve të shpërndarë në ujërat e Ngushticës së Hormuzit nga anija e mbytur GFS Pride, sepse ata mund të përmbajnë materiale të rrezikshme, siç njofton Al Jazeera.

GFS Pride, anije kontejnerësh me flamur të Singaporit, u mbyt këtë javë pasi u godit në ngushticë. Uashingtoni tha se anija u godit nga një predhë iraniane, ndërsa Teherani pretendoi se ajo kishte goditur një minë detare. Anija, që sipas raportimeve mbante më shumë se 2,500 kontejnerë, la pas në sipërfaqen e detit kontejnerë të shpërndarë, të cilët përbëjnë rrezik edhe për lundrimin e mjeteve të vogla.

Paralajmërimi omanit pason edhe apelin e mëparshëm të Gardës Revolucionare iraniane, e cila u kërkoi anijeve vendase dhe peshkatarëve të tregojnë kujdes maksimal për të mos u përplasur me kontejnerët që notojnë në ujë. Autoritetet nuk kanë specifikuar se çfarë ngarkesash të rrezikshme mund të përmbajnë kontejnerët, por u kanë kërkuar detarëve t’i raportojnë ato dhe të mbajnë distancë.

Ngushtica e Hormuzit, nga e cila para luftës kalonte rreth një e pesta e naftës botërore, mbetet një nga rrugët detare më të rrezikshme në botë: sulmet ndaj anijeve tregtare janë shtuar ditët e fundit, trafiku ka rënë ndjeshëm dhe organizatat detare paralajmërojnë se anijet rrezikojnë goditje edhe kur fikin sistemet e identifikimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.