“Omnix”, prokuroria sekuestron pronën tek Gjiri i Lalëzit
Prokuroria e Durrësit vendosi sekuestro paraprake në një pronë prej 45 mijë metra katrorë truall në zonën e Draçit, që ndodhet në Ishëm, e cila sipas një vendimi të gjykatës i njihej si pronë shtetasit Pal Selçuni.
Në një njoftim për shtyp, prokuroria njofton se janë ngritur dyshime se Selçuni e ka fituar këtë pronë përmes akteve të falsifikuara. Toka ku do të ndërtohej një resort turistik prej 450 milionë eurosh i është dhënë Selçunit në vitin 2016 dhe Bashkia e Durrësit është detyruar që ta njohë atë si pronar.
Prokuroria nisi hetimet mbi perfitimet e së drejtës së pronësisë menjëherë pas plagosjes me mjete të forta të investitorit libanez Fadi Mitri, i cili sipas dokumentacionit të sekuetsruar rezulton se kishte një kontratë qeraja me shtetin shqiptar për zhvillimin e kësaj prone, tashmë të sekuetsruar.
Aktualisht dosja për dhunimin e investitorit po hetohet tek Prokuroria e Tiranës për “plagosje të lehtë me dashje”, ndërkohë që dyshimet paraprake flasin për dëmtimin e Fadi Mitrit pikërisht për shkak të kësaj sipërfaqejeje toke.
Në vitin 2011 sipas prokurorisë, Pal Selçuni ka patur një konflikt fizik edhe me disa shtetas të tjerë që kishin pronë kufitare me të, ndërkohë që të dyja palët i janë drejtuar prokurorisë me kallëzime, çështje për të cilën u vendos mos fillimi për shkak të dëmeve të papërfillshme për t’u konsideruar vepër penale.
Më tej, sipas prokruroisë, në vitin 2014 shtetasi Selçuni ka bërë padi për pushtim toke kundër shtetasit libanezo-amerikan Mitri, për të cilën sërish organi i akzuës nuk i nisi hetimet për shkak se “Omnix-Albania” ka një kontratë qeraje me shtetin shqiptar për shfrytëzimin e kësaj sipërfaqeje toke.
Sipas njoftimit zyrtar, në të paktën dy raste janë krijuar dyshime të arsyeshme se Selçuni ka parqitur dokumenta të faslifikuara në procesin me palë Bashkinë e Durrësit dhe avokaturën.
Aktualisht, jozyrtarisht konfirmohet se prokurorët do të verifikojnë edhe shkaqet se përse këto dy palë munguan në seancën e fundit gjyqësore, si dhe përse nuk është kryer ankimim për vendimin e njohjes së pronës në favor të Selçunit.