☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 88.90 ▼2.61%
ARI 4,868 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,078 ▼ -0.66% ETH $2,321 ▼ -2.26% XRP $1.3616 ▼ -1.1% SOL $83.7400 ▼ -3.31%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 88.90 ▼2.61 % ARI 4,868 ▲0.36 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 88.90 ▼2.61 % ARI 4,868 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Operacioni antidrogë, 22 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri

Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë vënë në pranga 22 persona në një operacion të fundit antidrogë të zhvilluar mes dy vendeve.

Operacioni i koduar “Boaster” ka nisur në orën 06.00 të mëngjesit të së hënës, ku dy persona janë arrestuar në Shqipëri dhe 20 në Itali.

Në operacion janë përfshirë strukturat, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ZQK Interpol Tirana, D.V.P. Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Këta persona ishin pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike në Shqipëri dhe në vendet e BE-së. Policia e shtetit bën të ditur se operacioni është ende në vijim.

Në Shqipëri janë arrestuar Enea Milla, i njohur dhe si Eldi Doma, 32 vjeç nga Tirana dhe Adriatik Alshabani, 29 vjeç nga Durrësi.

Por ndërkohë agjencitë italiane të lajmeve, të rajonit të Padovas bëjnë të ditur se të arrestuarit janë shqiptarë, rumunë dhe tunizianë të lokalizuar në zonat e Venetos, Lombardisë, Toskanës dhe Marche. Ata trafikonin heroinë, ku në një javë janë sekuestruar 50 kg. Hetimet zbuluan një organizatë të madhe kriminale që ishte bërë kanali kryesor i furnizimit të heroinës për verilindjen.

Teksa operacioni është në vijim, agjencitë italiane të lajmeve thonë se në flagrancë janë arrestuar 11 persona, janë sekuestruar 19,168 kg heroinë dhe 1,527 kg kokainë dhe 65 mijë euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.