☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.00 ▲0.12%
ARI 4,616 ▲1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,849 ▼ -1.69% ETH $2,061 ▼ -0.75% XRP $1.3202 ▼ -2.6% SOL $81.1200 ▼ -4.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.00 ▲0.12 % ARI 4,616 ▲1.28 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.00 ▲0.12 % ARI 4,616 ▲1.28 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Operacioni ndërkombëtar “Alba Nostra 2” në disa shtete, arrestohen 40 persona

Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një operacion të gjerë antitrafik të shtrirë në disa shtete dhe në kuadër të të cilit janë arrestuar në total 40 persona.

policia-e-shtetitNë njoftimin për shtyp, Policia e Shtetit bën të ditur se “në kuadër të operacionit ndërkombëtar “ALBA NOSTRA 2”, i cili është zhvilluar  në Itali (qytetet Milano, Pavia,  Macerata,  Asti) si dhe në Gjermani, Belgjikë, Rumani dhe Shqipëri, policia shqiptare ka arrestuar shtetasit Albert Qafa, 51 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në lagjen 14, Shkozet, Durrës si dhe Gani Doku, 48 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sallmone, Shijak, Durrës.

Sipas policisë, këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma me datë 09.03.2015, sepse Gjykata e Pavias në Itali, ka nxjerrë urdhër arresti ndërkombëtar  për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Si rezultat i bashkëpunimit midis strukturave të Policisë së Shtetit (Interpol Tirana dhe Sektorin Kundër Trafiqeve të Paligjshme) me Policinë Italiane, si dhe koordinimit me Drejtoritë e Policisë Qarqeve, Durrës, Elbasan dhe Lezhë është bërë arrestimi i këtyre shtetasve në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Durrës, si dhe shpallja në kërkim e një personi të tretë.

Sipas autoriteve italiane shtetasi Albert Qafa, arrestuar sot është një ndër anëtarët kryesorët të këtij rrjeti kriminal.

Operacioni vijon në bashkëpunim të ngushtë me policitë e vendeve partnere.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në luftën kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me parnerët ndërkombëtarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.