Kronika

Operacioni për vjedhjen e energjisë, Tahiri: Kemi ende shumë punë për të bërë

Pavarësisht rezultateve pozitive të arritura nga Policia e Shtetit në operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahir thekson se Policia e Shtetit ka ende shumë punë për të bërë për të larguar ktëë fenomen përrfundimisht nga vendi jonë.

Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-ne-konferencen-per-energjine-Foto-Florian-AbazajI pranishëm në konferencën “Rimëkëmbja energjetike – Rezultatet e vitit 2014” organizuar nga OSSHE, Tahiri tha se uniformat blu përgjatë këtyre muajve janë angazhuar totalisht në operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike, duke mbërritur në rezultate të cilat pasqyrojnë një pjesë të asaj ç’ka është e vërteta e vjedhjes së energjisë elektrike në vendin tonë.

“Në disa muaj janë arrestuar dhe proceduar mbi 1 mijë persona për vjedhjen e energjisë elektrike dhe shumica e tyre, pra mbi 500 persona janë pronar biznesesh, çka tregon se nuk janë të varfrit që vjedhin, por janë bizneset, që kërkojnë të rëndojnë biznesin e tyre tek shpatullat e të ndershmëve”, tha Tahiri.

Ministri i Punëve të Brendshme bëri të ditur se sistemi i vjedhjes së energjisë ishte kthyer në një sistem të mirë-organizuar ku të gjithë vidhnin e askush nuk mbante përgjegjësi, dhe besimi tek institucionet kishte rënë, por sot ne, nënvizoi Tahiri, po tregojmë se kemi vullnet të plotë për vijuar këtë aksion deri kur të prehet dhe lidhja e fundit e paligjshme e energjisë në çdo cep të Shqipërisë.

Ministri Tahiri shigjetoi edhe opozitën kur tha se “Policia e Shtetit do të jetë gjithnjë e gatshme për t’i dhënë zë të drejtës e për t’u përballur me paligjshmërinë, prandaj ftoj të gjithë ata që qajnë hallin e policisë se me çfarë do të përballet më parë, unë i them se Policia e Shtetit do të jetë gjithnjë aty ku qelizat e paligjshmërisë godasin të ligjshmen për të vendosur në vend drejtësinë, pasi energjia ashtu si të gjitha mallrat e tjerë është mallë që blihet e për të cilin duhet paguar”, përfundoi Tahiri.

State Police General Director, Artan Didi

Gjatë aktivitetit në fjalë, ishte i pranishëm dhe Kreu i Policisë së Shtetit, që në fjalën e tij pasqyroi rezultatet e arritura në operacionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike. “Policia e Shtetit ka kryer 96 676 kontrolle në kuadër të operacionit të energjisë elektrike, ku janë konstatuar 1 470 raste të vjedhjes së energjisë, bëri të ditur Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Gjatë fjalë së tij Didi bëri të ditur se Policia e Shtetit dhe OSSHE ka ndërhyrë në 1 470 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, duke proceduar 1 344 autorë, prej të cilëve 744 të arrestuar, 344 në kërkim dhe 256 në gjendje të lirë. Po ashtu, Didi theksoi se operacioni i policisë ishte veprës edhe në drejtim të zyrtarëve, pasi ligji është i barabartë për të gjithë. “Janë ndaluar 66 punonjës të OSSHE-së, të cilët me ndihmën e tyre kanë lehtësuar apo vjedhur vetë energji elektrike. Po ashtu janë ndaluar 13 faturist, si dhe ajo çka është më e rëndësishmja janë proceduar 2 Drejtor të Drejtorive rajonale të OSSHE-së të cilët janë kapur në shkelje të ligjit”, theksoi Didi, i cili shtoi se bashkëpunimi me drejtuesit e OSSHE-së ka qenë mjaft i mirë.

Në fund ai garantoi vijueshmëri të operacionit, ndërsa vuri në dukje se numri total i kontrolleve nga dita e parë e operacionit është 96 676, ndërsa janë prerë 51 290 lidhje të paligjshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button