Operacioni policor në 14 lokacione, pesë persona të arrestuar
Policia dhe Dogana e Kosovës kanë zhvilluar një operacion në 14 lokacione për identifikimin dhe luftimit të veprave penale, konkretisht kundër kontrabandimit dhe falsifikimit të mallrave, me ç’rast janë arrestuar pesë persona.
Të arrestuarit sipas burimeve të KosovaPress, janë të dyshuar për vepër penale kontrabandim i mallrave dhe shmangie të pagesës së tarifave doganore.
Të njëjtat burim i kanë thënë KosovaPress se gjatë këtij aksioni janë gjetur edhe disa dokumente të cilat do të përdoren si dëshmi.
Por veç kësaj është zbuluar edhe një fabrikë e improvizuar si fabrikë e mallrave.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.