Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $69,066 ▼ -2.26% ETH $2,091 ▼ -2.86% XRP $1.4147 ▼ -2.09% SOL $87.6000 ▼ -2.68%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
22 Mar 2026
Breaking
Kosova

Opozita: Protesta deri në largimin e shkelësve të Kushtetutës

Thaçi dhe Mustafa: Opozita po rrezikon marrëdhëniet tona me aleatët perëndimorë

Ndërsa e kanë paralajmëruar shumë ditë më parë, liderët e tri subjekteve opozitare në Kosovë kanë shpalosur dje detaje të skenarit të aksionit të tyre të protestës, i cili pritet të mbahet sot. Tre liderët opozitarë thanë se protestat nuk do të ndalojnë, derisa ta detyrojnë qeverinë të japë dorëheqje. Sipas planit opozitar, protestuesit do të grumbullohen së pari te Biblioteka Kombëtare, duke marshuar nga aty drejt ndërtesës së qeverisë. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, tha me këtë rast se: “Ftojmë qytetarët e Kosovës nesër, të gjithë pa dallim, të bashkohemi në Prishtinë, në fillim tek Biblioteka Kombëtare. Të protestojmë nesër për anulimin e marrëveshjeve të dëmshme dhe të kërkojmë llogari prej atyre që e kanë shkelur Kushtetutën. Të kërkojmë dorëheqjen prej atyre që kanë shkelur Kushtetutën”. Ndërsa Visar Ymeri, kryetar i VV-së, theksoi: “Thaçi dhe Mustafa do të detyrohen të japin dorëheqje. Nëse ata këtë nuk e bëjnë vetë, kjo do të bëhet me protesta dhe demonstrata mbarëpopullore, natyrisht derisa ata të detyrohen ta bëjnë një gjë të tillë”. “Nëse ata nuk janë të gatshëm si qeveri të japin llogari për shkelje të Kushtetutës, refuzojnë të japin llogari, atëherë edhe ne si qytetarë duhet të refuzojmë që të na qeverisin shkelësit e Kushtetutës”, deklaroi Fatmir Limaj, kryetar i NISMA. Përveç opozitës, plan operativ për protestën e sotme ka publikuar edhe Policia e Kosovës. Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se ka shtuar kapacitetet për të shtunën, për të ofruar siguri dhe rend gjatë dhe pas protestës së opozitës. Policia thotë se do të ndërmarrë masa të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe do të luftojë të gjitha dukuritë negative që mund të shkaktojnë destabilitet. Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çfarëdo veprimi i dhunshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja në vetë protestuesit dhe te zyrtarët policorë, të cilët do të kujdesen për rend dhe siguri publike. Nga ana tjetër, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, kanë ftuar partitë e opozitës, që protestën e sotme ta mbajnë të qetë dhe të shmangin të gjitha veprimet e dhunshme. Në një mbledhje të dytë të qeverisë, dje në Prishtinë, të ftuar gjatë ditës, Kryeministri Mustafa i ftoi qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të mos bëhen pjesë e dhunës në protesta, ndërsa zëvendëskryeministri Thaçi tha se, opozita po rrezikon prishjen e Kosovës me aleatët perëndimorë. “Është në interesin e të gjithëve, që të shikojmë drejt një perspektive të përbashkët të axhendës shtetërore dhe në asnjë rrethanë konfrontuese. Tek e fundit, se kush e udhëheq vendin, atë e vendosin qytetarët e vendit e jo pretendimet e 3-4 individëve”, tha Hashim Thaçi, zv.kryeministër i Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.