Opozita proteston ndaj qeverisë me bori makinash
Subjektet opozitare në Kosovë, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, së bashku me qytetarët do të zhvillojnë nga sot e deri më 17 shkurt aksionin “Bjeri borisë kundër Qeverisë”.
Ky aksion, sipas një postimi të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook, është për të shprehur kundërshtinë ndaj kësaj qeverie.
“Shprehe kundërshtinë tënde ndaj kësaj qeverie, duke i rënë borisë kundër saj. Bjeri borisë kundër qeverisë! Ky aktivitet do të fillojë të organizohet nga dita e mërkurë (27 janar 2016) dhe do të vazhdojë deri më 17 shkurt, në ditën e protestës mbarëpopullore”, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë organizim.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.