🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,598 ▲0.64%
DOW 46,459 ▲0.73%
NASDAQ 21,944 ▲0.84%
NAFTA 90.10 ▼2.44%
ARI 4,552 ▲3.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,918 ▲ +2.1% ETH $2,165 ▲ +2.21% XRP $1.4153 ▲ +1.85% SOL $91.8000 ▲ +3.04%
S&P 500 6,598 ▲0.64 % DOW 46,459 ▲0.73 % NASDAQ 21,944 ▲0.84 % NAFTA 90.10 ▼2.44 % ARI 4,552 ▲3.41 % S&P 500 6,598 ▲0.64 % DOW 46,459 ▲0.73 % NASDAQ 21,944 ▲0.84 % NAFTA 90.10 ▼2.44 % ARI 4,552 ▲3.41 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Orban tërheq projektin për taksën e internetit

viktor-orbanKryeministri hungarez, Viktor Orban njoftoi sot se projekti i taksës për internetin, që ka shkaktuar indinjatë të thellë në opinionin publik hungarez, nuk mund të miratohej në formën aktuale dhe premtoi një referendum kombëtar në muajin janar.

“Taksa e internetit nuk mund të vendoset në formën aktuale (…) Asgjë nuk mund të jetë e vlefshme në këto rrethana”, theksoi kryeministri konservator në një intervistë për radion publike.

Pas një mobilizimi për herë të parë që u zhvillua të dielën, disa dhjetëra mijëra persona manifestuan të martën në Budapest kundër një projekttakse mbi shkarkimet në internet dhe kundërshtarët e konsiderojnë shumë të ashpër.

Këto manifestime ishin më të mëdhatë që prej ardhjes në pushtet  të Orban në vitin 2010.

Taksa e re, që do të votohet në Parlament më 17 nëntor, është kritikuar ashpër dhe nga Komisioni Evropian.

Kundërshtimi i taksës së internetit ndodh në një kohë që Orban, promotor i reformave të kundërshtuara të medias dhe drejtësisë gjatë mandatit të tij të parë, është në mbikëqyrjen e SHBA-së, që dënon një përkeqësim të shtetit të së drejtës në Hungari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.