☁️
Tiranë 10°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,630 ▼1.29%
DOW 46,229 ▼1.63%
NASDAQ 22,172 ▼1.37%
NAFTA 97.21 ▲1.76%
ARI 4,860 ▼2.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,008 ▼ -4.67% ETH $2,181 ▼ -5.99% XRP $1.4513 ▼ -5.25% SOL $89.5700 ▼ -5.41%
S&P 500 6,630 ▼1.29 % DOW 46,229 ▼1.63 % NASDAQ 22,172 ▼1.37 % NAFTA 97.21 ▲1.76 % ARI 4,860 ▼2.96 % S&P 500 6,630 ▼1.29 % DOW 46,229 ▼1.63 % NASDAQ 22,172 ▼1.37 % NAFTA 97.21 ▲1.76 % ARI 4,860 ▼2.96 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit Triple Helix, Shqipëri

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, me mbështetjen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, organizoi të martën ceremoninë përfundimtare të ndarjes së çmimeve të konkursit Triple Helix, Shqipëri, përmes së cilit u prezantuan projektet më të mira inovative.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Institutit Harry Fultz, Tiranë, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga Komisioni Europian, OECD, MZHETTS, AIDA, akademikë, biznesi, etj. Konkursi ishte një risi e madhe për eko-sistemin shqiptar ku morën pjesë më shumë se 25 përfaqësues të institucioneve private, publike dhe akademike për të zhvilluar ide dhe modele të partneritetit.

Juria e përzgjedhur nga OECD me eksperiencë ndërkombëtare në fushën e inovacionit kishte përzgjedhur 6 projekt-aplikime si më të mira nga të cilat 3 u shpallën në ceremoninë e sotme. Fituesit do të mbështeten për të transformuar idetë e tyre në realitet duke përfituar ekspertizë teknike nga ekipi i OECD duke zhvilluar projekt-idetë me ekspertë të njohur në fushën e inovacionit. Si finalistë, ata do të përfitojnë edhe promovim të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar dhe do të kenë mbështetje të mëtejshme.

Përmes këtij projekti OECD mbështeti qeverinë shqiptare në krijimin e një mjedisi të favorshëm për bashkëpunimin biznes-akademi-qeveri për të zhvilluar inovacionin, dhe ndihmoi kompanitë shqiptare të kuptojnë dhe të korrin përfitimet e njohurive komercialiste dhe akademike për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e tyre kërkimor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.