roze

Orlando Bloom u dëbua nga India

Orlando Bloom ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Indisë pasi ka qenë i ftuar nga drejtuesit e shtetit për të promovuar turizmin, por ai nuk është lejuar të futet në Indi, duke bërë kështu që të kthehej përsëri në Londër.

Sipas thashethemeve, përflitet se aktori 38-vjeçar është dëbuar nga India pasi viza, për të cilën kishte javë që kishte aplikuar, është refuzuar nga qeveria.

Një burim i “Mail Today” ka raportuar: “Orlando është ftuar në Indi për një program organizuar nga qeveria. Sjellja arrogante e punonjësve të Emigracionit ka dëmtuar imazhin e Indisë pasi ata e kanë dëbuar menjëherë atë, edhe pse kishte opsione të tjera që ai të qëndronte”.

Por sipas gazetës “Daily Mirror”, një vizë urgjente është bërë gati për protagonistin e filmit “Piratët e Karaibeve”, duke bërë që ai të mbërrijë në Indi, ditën e diel.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button