☁️
Tiranë 15°C · Vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,989 ▲ +1.15% ETH $2,163 ▲ +0.86% XRP $1.4415 ▼ -0.17% SOL $90.2900 ▲ +0.79%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

OSHEE, 429,005 aktmarrëveshje për pagesat me këste dhe ulje kamate

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) njoftoi të shtunën se vijon të nënshkruajë aktmarrëveshje me abonentët debitorë, si mundësi për të shlyer detyrimin me këste apo tu reduktojë kamatën në rast te pagesës së menjëhershme.

Të dhënat nga Divizioni Tregtar, pranë kompanisë, tregojnë se, në periudhën prej muajit dhjetor 2014, kur nisi aplikimi i skemave lehtësuese, e deri në fund të muajit maj 2016, janë nënshkruar 429,005 aktmarrëveshje midis OSHEE-së dhe abonentëve debitore, të kategorive të ndryshme, si privat, familje, me ndihmë ekonomike, pensionistë, etj.

Të dhënat tregojnë se 215,149 abonentë kanë përfituar reduktim të kamatës në masën 70-80% si pagues të menjëhershëm të detyrimit, kurse 114,841 abonentë familjarë kanë lidhur aktmarrëveshje duke e paguar detyrimin me 2500 lekë kësti në muaj. Vlen të theksohet se OSHEE u ka dhënë mundësi familjeve me ndihmë ekonomike, atyre me kryefamiljarë pensionistë, etj, që ta paguajnë këstin me 1000 dhe 1200 lekë në muaj. Përfitues të kësaj skeme janë rreth 55 mijë abonentë.

18,408 aktmarrëveshje janë me abonentët jo-familjarë, të cilëve u është dhënë mundësia për ta shlyer me këste sipas vlerës së detyrimit, apo dhe pagesës së menjëhershme, duke përftuar reduktim kamate në nivelin e 50%. OSHEE thekson se vlera e kamatvonesës së reduktuar nga skemat e pagesës së menjëhershme është 45 milionë dollarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.