Ekonomia

OSHEE: Avari në nënstacionin e Ersekës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot rreth orës 12:00, ka ndodhur një avari në nënstacionin e Ersekës, si pasojë e djegies së një fidri.

Përmes një njoftimi OSHEE-ja bën të ditur se me ndërhyrjen e zjarrfikëseve është shuar zjarri dhe po punohet për rikthimin e energjisë në zonat e mbetura pa furnizim.

Si pasojë e kësaj avarie, pa energji kanë mbetur bashkia Ersekë, Leskovik, Qendër, Mollas, Novoselë, Barmash, “Çlirimi, Vithkuq. Gjithashtu pa energji mbetet dhe HEC-et “Treska 3”, Langaricë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button