Ekonomia

OSHEE planifikon të arkëtojë 53 miliardë lekë në 2015-ën

Operatori i Shpërndarjes së Energjise Elektrike, OSHEE planifikon që gjatë viti 2015 të arkëtojë në buxhetin e saj 53 miliardë lekë.

energjiaKjo, siç deklaroi kreu i OSHEE-së Adrian Çela, gjatë konferencës mbi rimëkëmbjen e sektorit energjitik, mbajtur në fillim të kësaj jave në Tiranë, falë konsolidimit të kulturës së ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.

Niveli i humbjeve për muajin janar, referuar të dhënave të publikuara nga OSHEE, u ul në 36.7%. Thënë ndryshe, 10.3% më pak humbje krahasuar me vitin e kaluar dhe 14.4% më pak se viti 2013.Objetiv mbetet reduktimi në 31.8 % i humbjeve për vitin 2015. Në muajin janar u arkëtuan 6,11 miliardë lekë. Kjo do të thotë 57% më shumë të ardhura se sa një vit më parë dhe 128% më shumë se të njëjtin muaj të vitit 2013. Skema lehtësuese e ofruar nga qeveria dhe kompania me reduktimin me 80% të kamatvonesës u ka ardhur në ndihmë mijëra familjeve shqiptare për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Që nga momenti kur nisi të zbatohej kjo skemë, rezulton të jenë lidhur 137,727 aktmarrëveshje mes kompanisë dhe konsumatorëve familjarë. Vetëm gjatë muajt janar janë firmosur mbi 72 mijë aktmarrëveshje. Kanë përfituar nga skema e reduktimit me 80% të kamatvonesës 43,592 familje dhe kanë lidhur aktmarrëveshje 4,827 familje në ndihmë ekonomike. Vetëm gjatë muajit janar 2015, u regjistruar 4.040 lidhje të reja nga 2426 në të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Paralelisht me uljen e nivelit të humbjeve dhe vjedhjes së energjisë, OSHEE ka një plan të qartë investimesh, i cili synon të garantojë një furnizim gjithnjë e më cilësor dhe të sigurtë me energji.

Me fondet e përbashkëta të projektit të Bankës Botërore dhe OSHEE-së parashikohet që këtë vit të investohen 4,46 miliard lekë në sistemimin e rrjetit të tensionit të ulët për 20 mijë klientë, instalimin e 40 mijë matësave inteligjent, 150 kilometër linja kabëll ABC, rikonstruktim dhe ndërtim të 180 kabinave, 15 fidra të tensionit të mesëm. Me fondet e saj, OSHEE-ja do të investojë 5,3 miliardë lekë të tjera për fuqizimin dhe rikonstruktoksionin e 15 nënstacioneve, rikonstruksionin e linjave të tensionit të mesëm 35 kV, rrjetit shpërndarës 20 kV, kabinave transformatorësh dhe rikonstruksionin e rrjetit 10/6 kV.

Në bashkëpunim me USAID do të eksperimentohet një projekt pilot për kontrollin e fiderave. Verifikimi i konsumatorëve, konstatimi i rasteve të vjedhjeve, pastrimi i rrjetit nga lidhjet e parregullta dhe stabilizimi i ngarkesës në transformator bën që humbjet të uleshin në këtë fider nga 51% në 32%.

Këtë projekt pilot, OSHEE planifikon ta shtrijë në të gjithë territorin. Do të marrë në kontroll fiderat në çdo zonë. Do të ketë një bilanc të detajuar të energjisë së futur, asaj të faturuar dhe humbjeve. OSHEE dhe Detsche Telekom kanë programuar dy zona pilot në Tiranë dhe Durrës ku do të vendosin 10 mijë matësa inteligjent. Janë zona të cilat rezulton se kanë humbjet më të mëdha të energjisë elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button