OSHEE, tender për blerjen e 226 MW energji për mbulimin e humbjeve për muajin Tetor
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) do të zhvillojë tenderin e hapur për blerjen e sasisë së energjisë prej 226 MW, që i nevojitet për periudhën 1-31 Tetor.
Sipas njoftimit të OSHEE-së, palët e interesuara si shoqëri tregtare dhe prodhuese, duhet të dorëzojnë në datën 22 Shtator kërkesat e tyre, ndërsa në datën 25 Shtator pritet të shpallen fituesit.
Sasia e energjisë që do të blihet, është më e madhe nga ajo, që u ble për muajin Shtator dhe e barabartë me sasinë që humbet në sistemin e shpërndarjes së energjisë, sipas vendimit të qeverisë, si praktikë e zbatuar dhe e njohur prej vitesh.
Për muajin Shtator OSHEE, bleu 136.152 MW energji për mbulimin e humbjeve në sistemin e shperndarjes. Kjo sasi në vlerë totale ishte 6.094,569.60 Euro (pa TVSH) me cmime që varionin nga 45.60 euro/MW, deri në 46.38 euro.