Ekonomia

OSHEE/ Vijon puna për uljen e humbjeve jo teknike

Në 3 muajt e parë humbjet e energjisë të mesatarizuara arritën në 33 %, nga 35.7 për qind që ishte niveli i tyre në fundvitin 2014.
matesi-i-energjise-elektrike-e1421926066552Ndërsa niveli i humbjeve rezulton me uljen 2.7%, targeti i vendosur nga OSHEE deri në fund të vitit është është për ta cuar në 31%.
Deri në fund të vitit 2014 humbjet e energjisë u reduktuan në rreth 13%, si pasojë e aksionit masiv në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për shkëputjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë. Sipas bilancit për vitin 2014 u reduktuan deri në masën 42%, humbjet jo teknike (ose vjedhjet), ndërsa u rritën ato teknike teknike si pasojë e amortizimit të rrjetit me 32%.
Sipas OSHE-së, humbjet e energjisë arritën në muajin janar 36,68%, në shkurt u ulën në 31.8% dhe muaji mars u mbyll me 32.89% të nivelit total.
Në krahasim me vitin 2013, humbjet në rrjet në fund të 2014-tës arritën sa 35,7% e sasisë së energjisë të disponueshme për konsum.
Vetëm në sistemin e Shpërndarjes humbjet në rrjet zënë 94,2%, ku gjatë vitit që shkoi, u ulën me 15,3%.
OSHEE për të rikuperuar humbjet e krijuara nga vjedhjet përgjatë viteve të shkuara vijon me lidhjen e kontratave me abonentët debitorë dhe llogarit një vlerë për borxhin e prapambetur që debitorët i kanë kompanisë prej 50.4 miliardë lekë. Deri tani debitorët kanë paguar në sportelet e OSHEE-së 6.5 miliardë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button