OSSHE gati investimet Inovatore me vlerë 5 milionë usd
OSHEE do të nisë shumë shpejt investimet për projektet inovatore në shërbim të konsumatorit, që për këtë vit llogariten në 5 milionë usd, ku më kryesori mbetet sektori i matjes së energjisë së konsumuar.
Burime të OSHEE-së bëjnë të ditur se “brenda muajit prill do të nisë të zbatohet projekti për matësat inteligjentë, ku do të vendosen 10 mijë matësat e parë në kryeqytet, që garanton sigurinë e të dhënave në maksimum”.
Gjithashtu në kuadër të planit për investimet inovative, OSSHE do të zbatojë këtë vit disa projekte të tjera. Ndër ta është projekti për infoKiosk-at, të cilat do të vendosen në qendra publike, ku çdokush mund të informohet në lidhje me shërbimet e OSHEE-së, dhe të paguajnë faturën e dritave përmes kartës bankare.
Projekt i ri do të jetë dhe ai për arkivën dixhitale, përmes së cilës mund të ndiqet në kohë reale statusi i ankesës apo kërkesës së klientit në kohë reale, ndërsa do të vijojë zgjerimin projekti i nisur për pagesën e faturës së energjisë elektrike me kartë bankare, pagesa përmes telefonit celular.