☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.71 ▲1.07%
ARI 4,604 ▲1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,907 ▲ +1.58% ETH $2,075 ▲ +3.62% XRP $1.3544 ▲ +1.42% SOL $84.5200 ▲ +2.49%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.71 ▲1.07 % ARI 4,604 ▲1.75 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.71 ▲1.07 % ARI 4,604 ▲1.75 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kosova

Pacolli ka vendosur, hyn në aleancë me këtë koalicion

Koalicioni PAN thuhet se ka hyrë në aleancë me partinë e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re (AKR).

Zyrtarizimi i marrëveshjes për koalicion pritet të ndodhë pasi që të skadojë afati dhjetëditor që Pacolli ia ka dhënë LDK-së dhe “Vetëvendosjes” për të arritur marrëveshje. Por, me deklaratat e fundit publike të liderëve këto dy subjekte vetëm se po i “ndajnë rrugët”.

Pak ditë para seancës së 24 gushtit të Kuvendit të Kosovës, për të cilën dje ka vendosur kryesuesi i seancës konstitutive, Adem Mikullovci, koalicioni PAN do ta lidhë aleancën me Aleancën Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit për t’i formuar institucionet qendrore.

Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”, sipas të cilave një marrëveshje e tillë pritet të ndodhë në fund të kësaj jave, apo më së largu në fillim të javës së ardhshme.
Lideri i AKR-së javën e kaluar u ka dhënë dhjetë ditë afat kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe Albin Kurtit nga lëvizja “Vetëvendosja” që të merren vesh për formimin e Qeverisë, në të kundërtën, siç ka deklaruar ai, nuk ka kuptim qëndrimi i tij në koalicionin LAA.
Por, kreu i LDK-së Isa Mustafa ditë më parë në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se do të kërkojnë nga “Vetëvendosja” që t’i qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme, por edhe për çështje programore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.