🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.30 ▲3.07%
ARI 5,011 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,589 ▲ +0.47% ETH $2,337 ▼ -0.39% XRP $1.5296 ▲ +0.1% SOL $95.1100 ▼ -0.68%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.30 ▲3.07 % ARI 5,011 ▲0.18 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.30 ▲3.07 % ARI 5,011 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Kosova

Paditet drejtoresha e FDH-së pse denoncoi krimet serbe në Kosovë

Një avokat nga Beogradi ka bërë kallëzim penal kundër drejtoreshës së Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), Sandra Orloviq, për shkak të akuzave publike që ka bërë ajo ndaj kryeshefit të shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, gjeneralit Lubisha Dikoviq.

paditet-drejtoresha-e-fdh-s-euml-pse-denoncoi-krimet-serbe-n-euml-kosov-euml_hdAvokati Svetozar Vujaçiq, i cili është avokat i Ratko Mlladiqit, të akuzuarit kryesor për krime të luftës në Bosnjë e Hercegovinë, siç transmeton QIK-u, pohon se ai ka bërë kallëzim penal në cilësinë e qytetarit, për shkak se akuzat publike kundër gjeneralit Dikoviq “kanë shkaktuar shqetësim te qytetarët”!

“Plasimi i të pavërtetave të tilla kundër shefit të shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë ka shkaktuar shqetësim të madh te qytetarët, prandaj kërkoj që gjatë procedurës parapenale të verifikohet autenciteti i deklaratës inkriminuese e pastaj të iniciohet procedura kundër Sandra Orloviqit”, ka thënë ai.

Drejtoresha e FDH, Sandra Orloviq, ka thënë se avokati Vujaçiq duket se nuk e ka parë fare dosjen.

“Avokati Vujaçiq, i cili është avokat i Ratko Mlladiqit, duket se nuk ka arritur ta shikojë dosjen, sepse thotë se në këtë dosje janë paraqitur të akuza identike me ato të dosjes që e kemi publikuar në vitin 2012 dhe, ndonëse është avokat, duket se nuk ka dëgjuar fare se në Rudnicë, në komunën e Rashkës, është zbuluar një varrezë masive në vitin 2013.

Fondi për të Drejtën Humanitare posedon dokumente që dëshmojnë se kryeshefi i shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Lubish Dikoviq, është përgjegjës i drejtpërdrejtë për krimet e luftës, të kryera në zonën e përgjegjësisë së Brigadës 37 të motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë që komandohej prej tij.

Dikoviq i ka cilësuar “të pavërteta” akuzat se ai ka marrë pjesë në krime të luftës, të cilat i ka cilësuar si “sulm ndaj Ushtrisë së Serbisë”.

Koalicioni i organizatave joqeveritare për qasje në drejtësi dhe kundër diskriminimit ka kërkuar nga autoritetet në Serbi që të ndalin sulmet ndaj shoqërisë civile dhe të hetojnë lidhur me deklaratat e Fondit për të Drejtën Humanitare për përgjegjësinë e Dikoviqit në krimet e luftës të kryera në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.