☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,744 ▲ +0.4% ETH $2,155 ▲ +0.74% XRP $1.4503 ▼ -0.34% SOL $90.2100 ▲ +1.16%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Pakti SHBA-BE për ONM-në, zbardhet korrespodenca për vettingun

Zbardhet marrëveshja që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian kane nënshkruar për Operacionin Ndërkombëtar te Monitorimit dhe procesin e Vettingut në Shqipëri. Sipas kësaj marrëveshje ShBA dhe BE angazhohen të mbështesin reformën ne drejtësi në vendin tonë duke ndihmuar në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Te dy palët te përpiqen të forcojnë bashkëpunimin teknik dhe administrativ për të vendosur dhe menaxhuar mbërritjen e ONM-së. ONM-ja synon te rrisë transparencën, sigurinë dhe garancitë kundër abuzimeve përgjatë vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, me objektivin gjithëpërfshirës për të siguruar rritjen e pavarësisë, transparencën dhe efektivitetin e gjyqësorit”, raporton Vizion Plus.

Kjo marrëveshje parashikon edhe detyrat e ShBA dhe BE ne procesin e Vettingut duke përzgjedhur vëzhguesit ndërkombëtare me të paktën 15 vjet eksperience si prokuror ose gjyqtar te cilët do te kenë si qëllim:

“- Hartimin e rekomandimeve në lidhje me seleksionimin e kandidatëve për anëtare të komisionit të posaçëm të kualifikimit, të kolegjit të apelimit dhe 2 komisionerëve publike;

– Hartimin e rekomandimeve në lidhje me kandidatët për anëtare te Këshillit te Lartë gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorise.

– Të asistojë vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke siguruar informacione shtesë dhe prova në bashkëpunim me vende të tjera;

– Të monitorojë dhe të mbikëqyre te gjithë procesin e rivlerësimit te gjyqtarëve dhe prokuroreve”

Ndërkohe në një letër te Shefes së Operacionit Ndërkombëtar të monitorimit Calavera, që mban datën 7 shkurt e që i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë e për dijeni edhe ministres së LSI-së, Klajda Gjosha sqarohet përbërja dhe roli i bordit menaxhues të ONM-së, për të cilin LSI ka pasur kritika:

“Kreu i delegacionit të BE dhe ambasadori i SHBA-së në Shqipëri mund të marrin pjesë në bordin menaxhues te ONM si anëtare jo te përhershëm, ne mënyre të veçante kur takimet do të zhvillohen në Shqipëri”

Që prej datës 17 shkurt anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kanë nisur punën duke vlerësuar 192 kandidatet për organet e Vettingut e pas këtij vlerësimi i takon parlamentit te zgjedhe 27 personat qe do te bëjnë vettingun për 9 vitet e ardhshme.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.