Politika

Paloka: Dibra, test zgjedhor për maxhorancën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka u ndal në Dibër, ku pas shkarkimi të ish-kreut të bashkisë, Shukri Xhelili, pritet zgjedhja e kryetarit të ri me anë të votimeve.

Paloka e cilësoi këtë test për vullnetin e maxhorancës për zgjedhje të lira.

“Fati e deshi që Dibra të provojë këtë maxhorance sesa e gatshme është të bëjë zgjedhje të ndershme”, tha ai.

Deputeti demokrat kërkoi nga dibranët që të braktisin atë që e quajti rilindje.

“Doli që Rilindja nuk ishte drejtimi i duhur dhe dibranët për kaq kohë duhet ta kenë kuptuar se duhet të rikthehen nga fillimi drejt demokracisë dhe progresit”, u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button