Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $69,066 ▼ -2.26% ETH $2,091 ▼ -2.86% XRP $1.4147 ▼ -2.09% SOL $87.6000 ▼ -2.68%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
22 Mar 2026
Breaking
Politika

Paloka: Jemi në negociata. PS refuzoi formularin e FBI-së

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka deklaruar se mazhoranca dhe opozita janë ende në negociata për të arritur në marrëveshje të përbashkët lidhur me aktet nënligjore të ligjit të dekriminalizimit.

“Negociatat nuk do të ishin të nevojshme pasi formulari për të cilin bëhet fjalë ka ardhur i gatshëm nga FBI. Megjithatë, dje PS nuk pranoi të adoptonte këtë formular dhe aktet nënligjore të përshtatshme, por tentoi të fuste pika që praktikisht krijonin hapësira për të shpëtuar të inkriminuarit që janë në Parlament apo administratë”, ka deklaruar Paloka.

Ai ka bërë me dije se, në fund të negociatave PD do të kthehet në Parlament, edhe pse aktet nënligjore duhet të ishin miratuar. “Aktet nënligjore për dekriminalizimin ishin vetëm një detyrim i këtij parlamenti dhe sot ishte data e fundit”, ka thënë Paloka, duke shtuar se, opozita ka edhe 3 kërkesa të tjera.

“E para, ajo që ndodhi javën e kaluar, kur një deputet i mazhorancës i kapur për përdorim armësh dhe plagosje u shfaq papritur në Parlament, na detyroi që të kërkojmë miratimin e një amendamenti që ndalon të gjithë ata zyrtarë që kapen në flagrancë duke kryer krime që deri në një vendim gjykate të pezullohen nga detyra zyrtare. Kërkesa tjetër lidhet me marrëveshjen e dhjetorit 2014, pasi jemi prap në situatën kur mazhoranca shkel Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese. Vetëm pak ditë më parë kjo gjykatë zbardhi rastin Kokëdhima, deputet që ka përfituar fonde publike dhe që rrjedhimisht, në bazë të ligjit për konfliktin e interesit, i hiqet mandati. Të njëjtat raste janë me zonjën Valentina Leskaj dhe zotin Rakip Suli, që kanë përfituar fonde përmes fëmijëve. Por ndërsa ne prisnim të zbatohej vendimi i gjykatës për Kokëdhimën, Këshilli i Mandateve vendosi të kundërtën”, ka shtuar Paloka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.