Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.42 ▲3.43%
ARI 4,426 ▼2.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,857 ▼ -2.07% ETH $2,116 ▼ -2.97% XRP $1.3823 ▼ -2.79% SOL $88.7300 ▼ -3.94%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.42 ▲3.43 % ARI 4,426 ▼2.77 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.42 ▲3.43 % ARI 4,426 ▼2.77 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Paloka: Policia hedh poshtë genjeshtrat e Ramës në Parlament se në Dibër s’ka drogë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaroi se pasi kryeministri Edi Rama mohoi dje të ketë drogë në Dibër, sot policia njoftoi se ka asgjësuar 4780 rrënjë kanabis atje, duke hedhur poshtë, sipas tij, gënjeshtrat e Ramës.
“Edi Rama deklaroi dje në Parlament se nuk ka drogë në Dibër. I erdhi në ndihmë edhe Damiani që tha se klima në Dibër nuk është e mirë për drogë. Unë e sfidova dje publikisht, i thashë hajde të tregoj arat me drogë në gjithë fshatrat e Dibrës. Rama sërish e mohoi dhe nuk iu përgjigj sfidës. Por, sot policia raporton në komunikatë zyrtare se në një aksion ka asgjesuar 4780 rrënjë kanabis në zonën e Balgjës e Selishtës në Dibër. Policia hedh poshtë kështu gënjeshtrat e Ramës”, tha Paloka.
“Sigurisht, këto janë ndërhyrje estetike, pasi arat e parcelat me drogë të shefit të komisariatit Robert Aga nuk i prek njeri. Ca bimë të shkulura nuk janë asgjë në krahasim me miliona rrënjë që kanë mbuluar Dibrën e gjithë vendin. Drogë masive që rritet nën kujdesin e qeverisë, paratë e të cilës u përdoren për të blerë edhe votën me 11 shtator. Çfarë do të thotë tani Edi Rama që u krekos dje në Parlament, e tha se s’ka drogë në Dibër? Çfarë do të thotë Rama kur zbulohet pistë avionësh për transport nga ajri të drogës, një kilometër e gjysmë e gjatë? Kush gënjen këtu? Çdo shqiptar e di se kanabisi ka pushtuar vendin. Çdo shqiptar e di se kanabisi është alternativa e vetme e Edi Ramës, është biznesi i tij kriminal që prodhon para’ të pisëta që përdoren për të blerë votat. Çdo shqipar e di se droga nuk është e ardhmja e vendit, e ardhmja e fëmijëve tanë. Ndaj ky rrënim duhet ndalur sa më shpejt”, shtoi Paloka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.