Ekonomia

Panairi Artizanal – Në Tiranë, 40 biznese ekspozojnë 200 punime dore

Në kryeqytet, pranë Piramidës është çelur Panairi i Artizanatit shqiptar. 40 biznese nga treva të ndryshme të vendit, por edhe më gjerë nga Kosova e Mali i Zi, prezantojnë qindra punime artizanale të bëra me dorë nga gratë dhe vajzat e këtyre zonave.

artPanairi është parë si mundësi për të rikthyer traditën shqiptare dhe për të nxitur interesin ndaj këtyre produkteve.

Ekspozitës së artizanatit, nuk i mungojnë as punimet zbukuruese të drurit. Megjithëse vend kryesorë zënë sixhadet, mbulesat etj, me fije leshi dhe pambuku. Punimet e tyre janë të ndryshme, të bukura dhe të kërkuara për qytetarët, por femrat artizane bashkohen në të njëjtën problematikë, mungesën e tregut për t’i shitur ato.
Panairi Kombëtar i Artizanatit i organizuar nga Agjencia e Biznesit Social dhe Ministria e Mirëqenies Sociale do të jetë i hapur edhe gjatë ditës së mërkurë. Ky sektor punëson qindra gra dhe vajza në zona të ndryshme të vendit, por në të janë të punësuar edhe shumë meshkuj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button