Panariti: Analizat konfirmojnë se qumështi “Lufra” nuk ka asnjë problem
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti konfirmoi sot se analizat në institucionet e çertifikuara, kanë vërtetur se qumështi “Lufra” nuk ka asnjë rrezikshmëri për konksumatorët. Në një konferncë për shtyp kreu i Bujqësisë tha se, nuk ak asnjë cënim të sigurisë ushqimore në produktet e qumështit “Lufra”.
Ministri Panariti apeloi se, informacionet false dëmtojnë bizneset dhe prespektivën e agrobiznesit, ndërsa nënvizioi se, janë vetëm institucionet zyrtare ato që konfirmojnë sigurinë ushqimore në vend
Ministri tha se nga analizat e kryera në produktet e tregtuara nga kjo kompani, nuk ka rezultuar prani e qumështit pluhur, por vetëm qumësht i freskët.
“Thamë se do të bëjmë analizat, dhe pas tyre ju bëj me dije se nuk ka prani të qumështit pluhur, por vetëm qumështi i freskët. Fakti se është gjetur një sasi e qumështit pluhur, dhe unë jam në dijeni, u shpreh Panariti, nuk ka asgjë të gabuar, sepse importi i qumështit pluhur, është brenda normave. “Kjo është një përpjekje e vazhdueshme për të futur në “dorë” subjektet tregtare. I rrezikshëm është qumështi në shishe plastike dhe jo ky. Unë nuk dua të bëj shoë por po të kisha këtu përpara do të pija 3 kuti qumësh Lufra”-u shpreh ministri i Bujqësisë.
Ministri Panariti bëri edhe një apel drejtuar mediave, që në lidhje me ngritjen e aludimeve të tilla, të presin më parë analizat dhe ekspertizat. Kjo pasi siç tha Panariti, në këtë mënyrë dëmtohet subjekti dhe prodhimi shqiptar, dhe sipas tij ky është një rast i përsëritur por që në asnjë nga këto raste pretendimet nuk janë provuar nga analizat.
“Ju e dini që në mënyrë sistematike rrjeti i prodhimit të ushqimeve ka qenë objekt i dyshimeve. Më lejoni të theksoj se çdo abuzim, ka sigurisht një faturë që e paguan subjekti. Prandaj do të kërkoja që përpara që të prononcohemi në lidhje me sigurinë e një produkti sa të bëhen analizat përkatëse. Përndryshe do të kalojmë në raste të mëparshme, siç ishte fiasko skandali i hormoneve në perimet e freskëta. Jo vetëm kaq por prodhimet shqiptare u eksportuan në vendet e BE. por natyrisht, opinioni shqiptar u trondit. Siç u tha për grurin me radioaktivitet. Ju lutem mediave që janë të hapur ngrenë dyshimet, por të bazuar.” tha Panariti
Disa ditë më parë policia e Fierit nisi procedimin penal ndaj pronarit të kompanisë Lufra në Lushnje, Arben Ndreka pasi u gjet një sasi prej 1350 kg qumështi pluhur e cila nuk ishte e deklaruar as në faturat e TVSH dhe as në etiketat e produkteve.