Ekonomia

Panariti: Me BERZH do të ofrojmë një mekanizëm të ri financiar

USAID, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe CBS, Creative Business Solutions, zhvilloi sot në Tiranë takimin konsultativ të nivelit të lartë “Mbështetje për të ardhmen e bujqësise”.

Në këtë takim merrnin pjesë, Ndihmës Administratori i Përgjithshëm i USAID për Europën dhe Azinë, Thomas Melia, ardhur për një vizitë zyrtare në Tiranë nga Washington DC, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përfaqësues të lartë të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, drejtues të bankave dhe institucioneve financiare, ekspertë, donatorë, investitorë dhe agrobiznesmene nga rajone të ndryshme të vendit.

Ministri Panariti gjatë fjalës së tij, shprehu mirënjohje për donatorët, veçanërisht për USAID që kanë kontribuar në mbështetjen financiare të agrobiznesit, që sipas tij, “ka nevojë të vazhdueshme për kreditim”.

Takim per mbeshtetjen e bujqesiseGjatë 3 viteve, AgroKapital, projekti i USAID që zbatohet nga Creative Business Solutions (CBS), lehtësoi financimin prej 14.8milionë dollarësh për fermerë dhe agrobiznese shqiptare.

AgroCapital tha Panariti, lehtësoi financimin për afërsisht 20% të aplikantëve të suksesshëm në skemën kombëtare të qeverisë.

Ministri Panariti  vuri ne dukje se, “Rritja e kreditimit është jetike për bujqësinë. Por ne jemi të kënaqur që kemi arritur të mposhtim skepticizmin për të investuar në bujqësi, si nga ana e institucioneve financiare dhe e agro bizneseve. Nëpërmjet Fondit të Garancisë të qeverisë shqiptare dhe BERZH prej 75 milion Euro do të sigurohet jo vetëm financim por edhe konsulencë për fermerët shqiptarë”.

Kreu i bujqesise theksoi rëndësinë e financimit tësektorit të bujqësisë, të cilin qeveria e konsidero njetik për ekonominë. Për gjatë vitit 2016, buxheti përmes skemave kombëtare në bujqësi i Qeverisë Shqiptare parashikohet të jetë  afërsisht 13 milionë euro.

Ndihmës Administratori i Përgjithshëm i USAID për Europën dhe Euroazine, Thomas Melia theksoi se, “Bashkimi Europian dhe institucione të tjera financiare kanë akorduar fonde të tjera për mbështetjen e agrobizneseve gjatë viteve në vijim. Mënyra më e mirë se si ne mund t’i vijmë në ndihmë këtyre bizneseve është duke mbështetur reformat në sistemin gjyqësor dhe atë të drejtësisë në Shqipëri”.

“Garantimi i shtetit të së drejtës, vijoi ai, do të ketë një ndikim të dukshëm në krijimin e një mjedisi biznesi më transparent, më të barabartë dhe më të sigurtë, që mbështet kreditimin dhe mundësitë e financimit.”

Në të njëjtën linjë, Drejtori i Departamentit Politik dhe Ekonomik i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Jan Rudolph deklaroi se, “Bashkimi Evropian e sheh bujqësine si një sektor tejet të rëndësishëm për zhvvilimin e vendit. Ne e kemi mbështetur që në fillim të viteve 90 dhe do të vijojmë përmes fondeve IPARD. Në 4 vitet e ardhshmë Bashkimi Evropian do t’i dedikojë bujqësisë shqiptare 72 milion Euro. Këto janë investime reale për zhvillimin e bujqësisë dhe Shqipërisë drejt integrimit në BE”

Enio Jaço, Drejtor Ekzekutiv i CBS, theksoi se si suksesi i “AgroKapital” i detyrohet përdorimit të zgjidhjeve të reja për ngritjen e urave të komunitetit mes agrobiznesit dhe instrumenteve e institucioneve financiare.

“Ekzistenca e këtij programi bazohet veçanërisht në rritjen e kërkesës së agrobizneseve për mbështetje me financime. “Programi mundësoi14.8 milionë dollarë financime për agrobizneset shqiptare, stimuloi rritjen e xhiros së sipërmarrjeve me 28 milionë dollarë dhe arriti të gjenerojë 1,150 vende të reja pune” , tha Jaço

Përfaqësues të Qeverisë, drejtues të bankave dhe tëinstitucioneve financiare, ekspertëdhe sipërmarrës në bujqësi, donatorë dhe investitorë, diskutuan për mundësite reja të koordinimit të financimit të agrobizneseve shqiptare nga donatorët me synimin që bujqësia shqiptare të përballojë sfidat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button